Panorama Sport (Albania)

Salihamixh­iç, kundër Hënes: Nuk më intereson çfarë thotë ai

-

Bavarezët nuk po falin asnjë centimetër në luftën për titull, 6-0 ndaj Mainc ishte një tregues i qartë se skuadra më e titulluar në Gjermani kërkon të ngrejë sërish trofeun në maj. Por, tensionet midis drejtuesve në klubin bavarez duket se janë ende prezente. Drejtori sportiv Hasan Salihamixh­iç foli pas ndeshjes së të dielës dhe një frazë e tij ka bërë bujë në Gjermani, sepse kurrë më parë një punonjës i Bajernit nuk ishte shprehur me tone të larta kundër një presidenti. Në zonën mikse Btaco duket se u bezdis jo pak kur u pyet se çfarë mendonte në lidhje me një deklaratë të presidenti­t Uli Hënes për mesfushori­n kolumbian Hames Rodriges: "Së shpejti do të vendosim nëse do ta blejmë apo jo nga Reali. Është një lojtar i shkëlqyer dhe do të vendosë trajneri nëse e do në ekip", ishte shprehur presidenti. "Përse më tregoni gjithnjë çfarë tha Uli Hënes? Nuk më intereson çfarë ka thënë Hënes. Çdo pyetje nis me dhe mbaron me Uli Hënes. Uli Hënes kështu, Uli Hënes ashtu. A keni ndonjë pyetje për mua? Nëse Uli Hënes thotë diçka, atëherë ai duhet pyetur. Nuk kam pse të komentoj unë deklaratat e tij, nuk më intereson". Gazetarët këmbëngulë­n, duke e pyetur a vendos Niko Kovaç për Hames, por Salihamixh­iç i nxehur u përgjigj: "Ju thashë që nuk më intereson çfarë tha Hënes...". Më pas, boshnjaku foli për të ardhmen: "Hënes, Rumenige, Niko Kovaç dhe unë do të mblidhemi dhe do të vendosim. Jemi Bajerni dhe vendimet i marrim gjithmonë së bashku", përfundoi drejtori sportiv në klubin bavarez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania