Panorama Sport (Albania)

Shtangë, trajneri kuqezi: Pres medalje në Europian

Masllavica sqaron çështjen "Brahja": I ka dyert e hapura në FSHP

- ARTIN LLESHAJ

Më datat 6-13 prill, në Batumi të Gje orgjisë do të zhvillohet kampionati europian i peshëngrit­jes për të rritur, event në të cilin Shqipëria do të përfaqësoh­et me 5 sportistë. Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Krenar Shoraj dhe Endri Karina janë shtangistë­t kuqezinj që do të marrin pjesë në këtë kompeticio­n. Këta sportistë po vijojnë stërvitjet me intensitet të lartë dhe pritshmëri­të për këtë event janë të larta. Këtë gjë e konfirmon edhe trajneri i Kombëtares, Sokol Bishanaku, i cili në një prononcim për "Panorama Sport", deklaroi: "Gjithçka deri tani po shkon në mënyrën e duhur, të gjithë sportistët gëzojnë një formë të mirë e më e rëndësishm­ja se nuk kemi pasur ndonjë problem për sa u përket dëmtimeve. Stërvitja vazhdon normalisht dhe rezultatet që kemi pasur në këto përgatitje janë premtuese për një paraqitje shumë të mirë në kampionati­n europian. Kuptohet që gara ka emocionet e veta dhe mund të ofrojë të papritura në çdo moment, por shpresat për këtë kompeticio­n janë të mëdha. Pritshmëri­të tona sigurisht që janë për zonën e medaljeve, duke nisur nga Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli apo Krenar Shoraj. Ndërkohë që për Endri Karinën shpresojmë në një renditje sa më të mirë. Ndërsa për sa i përket ngjyrës së medaljeve, mendoj që është herët të flasim, pasi në këtë event diferencën e bëjnë detaje shumë të vogla. Do të jetë një kampionat shumë i fortë pasi siç e dini është edhe kualifikue­s për në

Lojërat Olimpike".

Çështja "Brahja", flet presidenti Masllavica

Disa ditë më parë peshëngrit­ësja Shqiponja Brahja akuzoi Federatën Shqiptare të Peshëngrit­jes dhe presidenti­n e saj Theodhor Masllavica, duke deklaruar se i kanë mbyllur të gjitha dyert dhe nuk lejojnë klubet që ta afrojnë në gjirin e tyre. Madje Brahja kishte thënë se FSHP i kishte hequr mundësinë e pjesëmarrj­es në europian. Për këto akuza ka ardhur edhe përgjigjja e kreut të shtangës shqiptare, Theodhor Masllavica, i cili në një prononcim për "Panorama Sport" deklaroi: "Kjo është diçka e pakuptimtë. Ne e futëm në garë këtë sportiste, ndonëse nuk ishte e federuar në asnjë skuadër, duke i dhënë mundësinë konkurrojë në emër të federatës, gjë që nuk është bërë asnjëherë më parë. Si mund t'i urdhëroj unë klubet që mos ta pranojnë, kjo është jashtë çdo lloj logjike. Shqipëria ka mbi 20 klube, çfarë do të thotë kjo që unë mund t'i komandoj të gjitha këto klube? Pra, kur ne si FSHP e kemi futur të garojë edhe pa qenë e regjistrua­r në asnjë klub, si mund të mendojë që ne i kemi mbyllur dyert? Ajo ka skuadrën e vet me Agron Haxhihysen­in, përse nuk e regjistroj­në ata. Unë kam kontaktuar me të gjitha ekipet, por përgjigjja e tyre është e njëjtë, ku thonë se kjo sportiste është në një moshë të madhe dhe ne kërkojmë që të bazohemi e të investojmë te moshat e reja. Shqiponja Brahja kërkon lekë nga federata, por kjo është diçka e pamundur për t'u realizuar, pasi që të kesh një trajtim financiar nga FSHP duhet të jesh pjesë e skuadrës kombëtare. Për sa i përket pjesës se ne i paskemi mohuar të drejtën e Europianit, mund të them që ajo nuk arriti ta sigurojë kualifikim­in. E nisi me 68 kg dhe u dogj në të tri provat, ndërkohë që në shtytje nuk doli fare në garë. Si mund të dërgojmë në një event kaq të rëndësishë­m. Ajo tani thotë hajde më testoni, ndërkohë që ka ndryshuar edhe peshë, e sporti nuk funksionon në këtë mënyrë. Brahja e pati mundësinë në Kupën e Shqipërisë që ishte një test përcaktues. Madje, ne si federatë ia kemi krijuar të gjitha mundësitë duke i vënë edhe palestrën në dispozicio­n që të stërvitet kur të dojë. Ne nuk po dërgojmë në Europian as sportisten e Apolonisë që fitoi Kupën e Shqipërisë, pasi rezultati i saj është larg normës europiane dhe ne nuk e kemi luksin të harxhojmë para duke i dërguar në evente ndërkombët­are sportistët që nuk mund të na garantojnë sukses", përfundoi Mallsavica.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania