Panorama Sport (Albania)

Kur trajneri i Shqipërisë ishte italiani Gianni De Biasi...

- NGA BESNIK DIZDARI

Nga BESNIK DIZDARI

S HQIPERIA NE FINA LET E FRANCËS 2018. Për herë të parë kishte mbërritur Shqipëria në ndeshjet finale të një Kampionati të Europës. Ishte risia më e madhe e këtij Kampionati në gjithë historinë. Ishte Edicioni i 15të jubilar i asaj që quhet Kupa e Europës "Henri Delaunay" - ndryshe Kampionati Europian i Futbollit. Po ndodhte që për herë të parë në historinë...

SHQIPERIA NE FINALET

E FRANCËS 2016. Për herë të parë kishte mbërritur Shqipëria në ndeshjet finale të një Kampionati të Europës. Ishte risia më e madhe e këtij Kampionati në gjithë historinë. Ishte Edicioni i 15të jubilar i asaj që quhet Kupa e Europës "Henri Delaunay" - ndryshe Kampionati Europian i Futbollit. Po ndodhte që për herë të parë në historinë e jetës së saj gati 60-vjeçare ajo po e kalonte turin e parë përmes 11 rezultatev­e të ngushta, gati-gati të një baraspeshe unike midis të gjithë pjesëmarrë­sve. Madje, duke përfshirë këtu edhe debutuesen tonë "par excellence" ballkanike me emrin Shqipëri.

I rritur deri në 24 shtete pjesëmarrë­se - e kjo më tepër për hir të një komerciali­zimi fitimesh të sigurta (1 fitore vlente 1 milion euro) - gara eprore e futbollit europian, brenda pesë ditëve të saj të para do të vërtetonte mû këtë baraspeshë. 6 ndeshje me fitore të vetëm 1 goli ndryshim, 2 barazime dhe vetëm 3 fitore "të thella", thjesht 2-0, të dy superfuqiv­e të futbollit, Gjermani e Itali, shto Hungarinë, treguan se ajo që kishte nisur nja 25 vjet më parë, pra afrimi i forcave, tash mund të mbërrinte kulmin e saj.

Po cila qe skuadra që çuditi sadopak? Ndoshta asnjëra. Ndonëse në shtypin europian u veçua tejet njëra: Shqipëria! Dhe më fort se për lojën, ajo u veçua për rastin e vëllezërve Xhaka në dy skuadra të ndryshme, për nënën e tyre, e cila kishte veshur një fanellë me dy gjysma famujsh, Shqipëri e Zvicër, për faktin se ishte skuadra e vetme midis të 24-tave, e cila më shumë se gjysmën e lojtarëve nuk i kishte prodhuar vetë, për ndodhinë e bujshme se ishte një bashkim i bujshëm ndërkombët­ar ShqipëriKo­sovë.

Dhe vetëm pak për sa i përket gjykimit teknik, edhe pse kjo vinte prej faktit që me 10 lojtarë kjo Shqipëri debutuese gati e sfidoi Zvicrën që aq fort do të gëzohej për fitoren e ngushtë 1-0. E gati-gati sa nuk u tha - sidomos në Shqipëri se "më mirë qenka kur luan me 10 lojtarë sesa me 11!" I pari këtë batutë e kishte thënë nja 50 vjet më parë një trajner suedez i futbollit italian, i famshmi Nils Liedholm, çka i përmendet sot e kësaj dite sa herë që një skuadër luan mirë kur i përjashtoh­et një lojtar. Përballë një Zvicre diçka më të mpaktë se dy vjet më parë, në pjesën e dytë Shqipëria paraqiti një model taktikotek­nik të stilit "catenaccio all'italiana" thuajse triumfuese, teksa kujtoj rastin "historik" të Gashit, që megjithatë nuk u bë historik!...

Gjithçka kishte nisur me funde spektakola­re italo-gjermane, por jo të një futbolli të madh. Fat francez dhe mosfat rumun. Fatalitet anglez dhe përtëritje ruse. Befasi turke në humbje e sipër prej shkollës jugosllave të Kroacisë, pra. Mandej "melankoli" barazuese suedeze për të mbërritur te një fitore hungareze në duelin danubian Austri-Hungari, të dyja gati 100 vjet më parë të të njëjtit shtet që ende e quante futbollin një sport "proletar", tejet i panevojshë­m për aristokrac­inë hausburge. Mandej? Mandej Wundertimi i Hugo Meislit i viteve '30, thuajse një revolucion në futbollin europian. Mandej, paslufta dhe "skuadra e artë" hungareze e Ferenc Pushkashit, që kishte nisur me 3-0 ndaj Shqipërisë, që ndalonte me një 0-0 përtej historisë në Tiranë për të mbërritur Shqipëria, për fat të keq, te rekordi i "paharruesh­ëm" edhe ky, i një 12-0 shkatërrue­s dhe arratisës i vitit 1950..

Mbas kaq vjetësh kishte mbërrinte Kombëtarja e Hungarisë e harruar për gati një gjysmëshek­ulli me një risi të pangjashme: tre lojtarë të saj, Fiola, Sallai dhe një i tretë me emrin e kujtimeve më të famshme: Kocsis, të cilët vinin nga një klub që mbante emrin e Ferenc Pushkashit legjendar: është skuadra "Puskas Akademia"! Ky mund të ishte rasti i vetëm në historinë e futbollit botëror kur një klub i tanë merrte emrin e një futbollist­i. Madje, teksa ishte themeluar vetëm më 2005, klubi "Puskas Akademi" mbërrinte sensaciona­l në Kampionati­n Europian me tre lojtarë të tij. Dhe 2-0 Austrisë, e cila mendohej se ishte në vitet më të mira të sotme të saj.

ME 5 SHQIPTARË ZVICRA MUND SHQIPËRINË 1-0 .

Do të ndodhte që Shqipëria të debutonte në finalet e para të saj për një Kampionat Europian, duke u mposhtur çuditërish­t, po aq sa prej zviceranëv­e të vërtetë, e po aq edhe prej shqiptarëv­e po të vërtetë.

Ky ishte rekordi i madh, e papamë i historisë së një Kampionati Europian: kur një skuadër mposht një tjetër, duke pasë në 11-shin e saj pesë djem të racës së kundërshta­rëve. Në formacioni­n e Zvicrës emrat e tyre ishin: Behrami, Xhemaili, G.Xhaka, Shaqiri, Mehmedi! Madje, katër të parët të njëmbëdhje­tëshit të parë. Shtetas të Zvicrës, natyrisht, të lindur e të formuar prej saj, por shqiptarë të vërtetë të Kosovës shqiptare. Dhe me rekordin e dytë që ishte europian e botëror së bashku: për herë të parë në historinë e njerëzimit dy skuadra shtetesh të ndryshme kishin dy vëllezër të ndarë kësisoj. Njeri lojtar i shtetit të Shqipërisë, tjetri lojtar i shtetit të Zvicrës: "shqiptari" Taulant Xhaka dhe "zvicerani" Granit Xhaka! Po mahnitej gjithë bota dhe episodi ishte i atij rangu saqë po tronditej historia e Kombëtarev­e të futbollit të të gjithë rruzullit!

Përveç rastit tanësor të kësaj shqiptarës­ie që ia kishte mbërritur të shfaqej bujshëm midis finalistëv­e të Europës me

15.000 shikues të pranishëm në stadiumin "Stade Bollaert - Delelis" të Lensit, në ndeshjen e parë të saj, për këtë Shqipëri pra, e gjitha kjo ndoshta ishte mû ajo "diçka" që po ndodhte në futbollin europian. Pa harruar barazinë midis skuadrave. Ndonëse për fat të keq, edhe këtu me shterpësin­ë më të madhe të efektit të lojës sulmuese. Për herë të parë në historinë e një Europiani, turi i parë i fundoreve (finaleve) të tij nuk mbërrinte as 2 gola për ndeshje. Ishte vetëm 1.8 gola për ndeshje! Kësisoj, edhe te ndeshja Zvicër-Shqipëri, 1-0. Goli qysh në minutën e 5-të nga Schar! Një humbje përtej dinjitozes për Shqipërinë e Gianni De Biasi.

Kjo ishte Shqipëria e herës së parë në finalet europiane: 11 qershor 2016. E.Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Abrashi, Kukeli, T.Xhaka, (Kaçe 62'), Roshi (Cikalleshi 74'), Lenjani, Sadiku (Gashi 82'). Edhe këtu një rekord tjetër: ndër 13, vetëm 5 prej tyre i kishte prodhuar futbolli i Republikës së Shqipërisë: Hysaj, Agolli, Roshi, Cikalleshi, Sadiku!...

KISHTE LINDUR SHQIPËRIA "FRANCEZE" E RRUGËTIMIT EUROPIAN.

E vërteta ishte se prej disa vitesh Shqipëria e futbollit të Kombëtares ishte nisur për në rrugën europiane. Atë të diel të mbrëmjes franceze të Lensit, vetvetiu ajo merrte pranimin legjitim në "bashkimin europian të futbollit". Do të konsakrohe­j kur do të mbërrinte te fitorja e çmuar me Rumaninë - çka do të ishte si diploma e praruar e këtij pranimi. E megjithatë, siç pata shkruar në kohën e duhur, zoti nuk mi merrte mendtë sa të përfshihes­ha në euforinë ndezëse sikur të kishim fituar Kampionati­n e Botës. "Me akull të krésë", siç thotë Fishta, po kërkoja ta kuptoja më mirë atë arritje të bukur dhe të rrallë të Kombëtares së Shqipërisë, duke i bashkuar përmbajtje­t e tri ndeshjeve europiane të saj përmes një kuptimi apo nënkuptimi sa më bindës që të ishte mundur.

Shqipëria kishte vërtetuar se nuk kishte ardhur në Francë thjesht falë një trepikëshi të servirur mbi një "tabaka ari" mbi tryezë, por se kishte formuar një Kombëtare të mirë të stilit europian. Ajo po vërtetonte se pavarësish­t nga 5 humbjet radhazi në 10 muaj, përballë skuadrave më të forta se ajo (Serbia 0-2, Austria 1-2, Ukraina 1-3, Zvicra 0-1, Franca 0-2), në ditët franceze po shfaqej në mos e barabartë, tejet europiane. Kështu, sa për të mos përdorur gjithnjë përcaktimi­n "dinjitoze" tejet të konsumuar që dikur na e kishte marrë frymën tash e parë në krejt varfërinë e humbjeve dhe eliminimev­e që nuk na ndaheshin. Deri aty, saqë shpesh i quanim të sukseseve edhe trajnerë të pafajshëm të saj të bilanceve tejet të varfër në kualifikim­et eurobotëro­re: Konçi, Birçe, Bajko, Hafizi vetëm nga 2 fitore; Boriçi, Rreli, Zhega, Shuke vetëm nga 1 fitore; Alla, Sulaj e Demollari asnjë! Kështu, edhe sepse regjimi i asokohe, sidomos për ata të para viteve '90, nuk iu lejonte assesi ta shndërroni­n Kombëtaren në një Shqipëri europiane. Dhe ne që mbeteshim te përcaktimi "dinjitoze", ndonëse ndonjë prej atyre ndeshjeve madje, mund të ketë qenë edhe më sensaciona­le; deri aty sa për kah buja tronditëse t'ia kalonte edhe fitores "franceze" 1-0 me Rumaninë.

Historia e bukur po rrëmbehej prej trajnerit italian të Shqipërisë së viteve 2000 me emrin Gianni De Biasi - i vetmi trajner i Kombëtares në kualifikim­et euro-botërore, i cili deri në atë të … 1-0 ndaj Rumanisë, bëhej "pronar" i një shifre, për ne, përtej historisë: 8 fitore!

Kështu pra, edhe pse Shqipëria humbiste dy herë me zviceranët dhe francezët, shpesh në ecurinë 9-minutëshe të skenave të paharruesh­me të saj të Lensit, Marsejës dhe Lionit, ia kishte arritur t'i trondiste ata dhe t'ua vinte në pikëpyetje fitoret. Njëra prej të cilave madje, e përcaktuar në kufirin e fundit të lojës. (Kur e mëparshmja kishte qenë një qëndresë gati heroike për rreth 60 minuta me një lojtar më pak: kapiteni Cana). Tash ishte Francë-Shqipëri 2-0 e 15 qershorit 2016, Marseille, "Stade Velodrome". 90 minuta 0-0, por në 7 minuta 2-0 për Francën: Griezmann në të '90 dhe Payet në të 97'!

Më shumë se Franca fitimtare, do të duartrokit­ej Shqipëria humbëse!...

Mandej Rumania. Fitorja. Nuk kishte filluar mirë ndeshja me Rumaninë, por hap mbas hapi ajo do të zotërohej në të gjitha kahet. Saktësi në mbrojtje, kalim në sulm, që ndoshta për herë të parë nuk ishte kundërsulm, por i një gradualite­ti që rrallë e kishim pa. Për mua kjo vinte falë asaj që e kisha quajtur "catenaccio all' italiana", të cilit me Shqipërinë, trajneri De Biasi dhe ndihmësi i tij Tramezzani, i kishin dhënë kohezion apo një modernitet, që nuk e bën të mbetet klasik, ashtu siç e ka përdorur dikur Italia e tyre. Ishte një kombinim i një teknike të pasimeve vertikale, po

“Me mend në krye, shqiptarëv­e të Shqipërisë u duhet të ulni tonet e tejkaluara të nacionaliz­imit të ngushtë futbollist­ik, për të rritur përmes sportit e futbollit shqiptar tonet realiste dhe ngjyrat autentike të shqiptaris­ë. Siç sapo i kishte rritur Shqipëria e bukur, e 18-ta e Kupës së Europës "FRANCA 2016"…

çuditërish­t po aq dhe horizontal­e. Gjithçka në varësi të situatave, përmes një shkrirjeje të një 11-shi, që për herë të parë pra, pa kapitenin tonë të famshëm me emrin Lorik Cana të 93 ndeshjeve - që do ta braktiste Kombëtaren pa arritur 100 - po tregonte se mund ta hapte ciklin e përtërirë taktik të saj.

Shqipëria 1-0 me Rumaninë! Çka për mua, si historian i kësaj fushe (e këtë edhe sot e them thjesht për të kuptuar më mirë kompozicio­nin e këtij cikli), mbi të gjitha ishte një ecuri dramatike po historike me Kombëtaren e këtij shteti tjetër ballkanik. Rumania, e cila në 15 ndeshje na kishte mundur plot 11 herë, duke përmbledhu­r shifrën e pamëshirsh­me të plot 40 golave të shënuar në portat "e buta" shqiptare. E quaja historike, jo thjesht se ishte fitorja e parë shqiptare në ndeshje fundore të Kupës së Europës (Kampionati Europian) dhe as sepse teorikisht linte hapur deri te një e mërkurë në mbrëmje mundësinë e kalimit në 16-shen europiane, por sepse ajo fitore për ne ishte sa përkujtues­e po aq disi dhe epike, kur kujtoje se për të ishte pritur plot 68 vjet! Më shumë se kaq, fitorja me Rumaninë ishte historike sepse fitoret e pakta me këtë skuadër që për dekada triumfonte ndaj nesh, ishte e lidhur edhe me këto ngjarje gjithashtu krejt historike:

Më 13 tetor 1946, Shqipëria fiton 1-0 në Tiranë me Rumaninë falë golit të Qamil Telitit dhe shpallet Kampione e Ballkanit. Më 2 maj 1948 Shqipëria fiton 1-0 në Bukuresht me Rumaninë falë golit të Pal Mirashit dhe renditet disi lart në Kampionati­n e ndërprerë Ballkanik dhe të Europës Qendrore, duke lënë mbrapa Rumaninë, Jugosllavi­në, Poloninë, Bullgarinë dhe Çekosllova­kinë dhe duke pasë mbi vete emra të tillë, si për shembull, Hungarinë legjendare të Ferenc Pushkashit që sapo lindte. Kishim pritur kështu shtatë dekada për të fituar një ndeshje me Rumaninë dhe për fatin e bukur më 19 qershor 2016 të shekullit XXI synonim të përfshihes­him në grupin elitar të një Kampionati Europian.

Ishte e qartë se Shqipëria e arrinte fitoren me Rumaninë mû në 80-vjetorin e themelimit të Kombëtares së saj të një Lushte e të një Kryeziu të Kosovës e të Tiranës (5 mars 1936); mû në 70-vjetorin e ndeshjes së parë ndërkombët­are (1 maj 1946, Shqipëria-Spartak i Moskës 1-2 ); mû në 70-vjetorin e ndeshjes së parë ndaj një përfaqësue­seje të një kombi tjetër (22 shtator 1946, ShqipëriaM­ali i Zi 5-0 ); dhe mû në 70-vjetorin e titullit të saj Kampion i Ballkanit (13 tetor 1946).

Këto përkime dukeshin si të rregulluar­a nga dora e Zotit, për t'i dhënë kështu përmasa edhe më historike kësaj Shqipërie europiane të fitores së vonuar me Rumaninë.

Po ndërkaq, ajo arrinte edhe një fitore tjetër të madhe. Mbasi kishte triumfuar ndaj rumunëve, edhe pse "për një çast" ajo nuk do të luante për tri ditë me radhë edhe pa luajtur asnjë minutë pra, ajo do të ishte në qendër të vëmendjes së bashkëkomb­ësve të saj falë një pritjeje që ishte po aq e një "strategjie" europiane sa dhe vetë fitorja. Besoja se po ndodhte që asnjë shqiptar, qoftë edhe më snobi apo më provincial­i - e për fat kemi shumë të tillë - për herë të parë nuk do ta kishte mendjen te skuadrat e mëdha të Europës si tifoz artificial i tyre, por do ta kishte mendjen tek ato, thjesht ngaqë rezultatet e ndeshjeve të tyre mund të kualifikon­in Shqipërinë e tyre për më tej. Për fat, ato ishin të një dendësie që për Shqipërinë kurrnjiher­ë nuk kishin qenë kaq origjinale, kaq dramatike, kaq fort e një fataliteti madje: Sllovakia-Anglia, Rusia-Uellsi, Gjermania-Irlanda e Veriut, Ukraina-Polonia, Republika Çeke-Turqia, SuediaBelg­jika, Italia-Irlanda, HungariaPo­rtugalia, Islanda-Austria!... Secila përmbante disa fate për një fat të vetëm: atë të Shqipërisë. Dhe asnjëherë në historinë e saj deri para pak, thuajse modeste, fati i Shqipërisë nuk kishte qenë kaq i lidhur me kaq shumë ndeshje të një Kampionati Europian. E në këtë mori fatesh apo fataliteti, ne nuk mund të parashikon­im asgjë. Ndonëse pavarësish­t prej gjithë kësaj, mund të thoshim se Shqipëria e kishte kryer misionin e saj. Erdhi, luajti me merita, tregoi futboll europian, humbi siç humbin edhe të mëdhenjtë, fitoi me kryet lart dhe i paraqiti Europës publikun e saj europian të një dekori a skene shqiptaro-europeiste të papame deri atë ditë të "Stade de Lyon", të 19 qershorit 2016. E.Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Abrashi, M.Basha (Cana 83'), Memushaj, A.Lila, Lenjani (Roshi 77'), Sadiku (Bala 59'). Goli spektakola­r i Armando Sadikut në të 43'.

Shqipëria kishte treguar se dinte të sillej si europiane e vërtetë, se dinte të nxiste ftesa të bukura duelante me të mëdhenj në garat më sublime. Emrat e aktorëve të saj europianë, tashmâ të sprovuar, ishin këta 20 djem të tri ndeshjeve të paharruesh­me, humbëse apo fituese qofshin:

Etrit Berisha, Ansi Agolli, Arlin Ajeti, Lorik Cana, Elseid

Hysaj, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli, Amir Abrashi, Migjen

Basha, Ergys Kaçe,

Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Andi Lila, Ledian Memushaj,

Odise Roshi, Taulant Xhaka, Bekim Bala, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Armando Sadiku. "Mbi ta" trajneri Gianni De Biasi.

Pa harruar meritën e drejtimit federalist - të Federatës Shqiptare të Futbollit - me në krye presidenti­n e saj Armand Duka - çka ndoshta kjo meritë e çoi deri te zgjedhja e tij më 2019 si anëtari i parë shqiptar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

PËR HERË TË PARË NJË SHQIPËRI E BUKUR E 18-TA E EUROPËS.

Sepse vërtet ishte e 18-ta e Europës. Dhe ishte e bukur. Ngaqë i bukur qe futbolli i saj. Ishte pra, e 18-ta, sepse në renditjen e 24 finalistëv­e ajo ishte saktësisht e 18-ta. Kjo ngaqë atë të mërkurë në mbrëmje, të 19 qershorit 2016, mbas eliminimit plot ankthe të Shqipërisë së Loro Boriçit (e emërtoj kështu sepse ky qe trajneri i parë që e themeloi atë për në një Kampionat Europian), si dhe Turqia e Ali Sami Frashërit (Yen) - (trajneri themelues i Kombëtares turke) unë rifilloja e plotësoja renditjen e fundoreve (finaleve) të Kampionati­t Europian 2016, siç e kisha bërë me të tjerët në dy librat 1 dhe 2 "Kupa e Europës". Ishte kjo renditje:

Por përsëris ndërkaq, se para kësaj, vetë kualifikim­i paraprak për në 24-she ishte paraqitja po paraprake e bukur e Shqipërisë në "EURO 2016". Dhe vetëm mbas saj, arritja e dytë ishte bukuria e saj në stadiumet madhështor­e franceze. Ndërsa arritja e tretë ishte vendi i 18-të.

Dhe të gjitha për herë të parë në histori. Sepse për herë të parë në histori Shqipëria ishte kualifikua­r për në fundoret e një Kampionati Europian. Për herë të parë në histori Shqipëria sapo kishte treguar futboll të cilësisë së lartë ndërkombët­are në një Kampionat Europian. Për herë të parë Shqipëria ishte renditur e 18-ta midis 24 shteteve të rangut më të lartë futbollist­ik të Europës. Kishte lënë mbrapa jo dokëdo, por Rumaninë, Suedinë, Çekosllova­kinë, Austrinë, Rusinë, Ukrainën. Të gjitha shkolla të shquara të futbollit modern. E para ishte ajo danubiane austriakoç­eke, madje e përbotshme për kah historia. Pranë saj mbërrinte ajo ballkanike e rangut më të lartë që ishte ajo rumune, teksa ajo kroate vazhdonte atje lart, së cilës do t'i duheshin vetëm edhe dy vjet që të shpallej Nënkampion­e e Botës. E prej këtu mbërrinim te sensaciona­lja e vendeve të fundit 23 e 24, të shkollës së pamatë ruso-sovjetike nën emrin e tashëm Rusi dhe Ukrainë. Krejt befas, na dilte se këtë herë mbrapa Shqipërisë ishin dy Kampione të Europës (Çekosllova­kia dhe Rusia (BRSS)) si dhe dy Nënkampion­e të Botës (Suedia e Çekosllova­kia - Rep.Çeke).

Për historinë e Kombëtares së Shqipërisë, asnjëherë më parë një vend i 18-të si ky, nuk kishte qenë kaq i bukur. E, nga ana tjetër, nuk na i merrte zoti mendtë sa që të mos kuptonim fort mirë që në fund të fundit vend i 18-të ishte, edhe pse gati në një marramendj­e, nderet po i rrëmbente si të ishte i parë!...

Kështu apo ndryshe, kishte ndodhur befasia e bukur shqiptare. Kishte ndodhur eliminimi i disa të mëdhenjve që përmenda më sipër. Por kishte ndodhur edhe diçka tjetër. Kishte ndodhur që plot katër "të vegjël" të ishin midis 16 më të mirëve: një Uells dhe një Irlandë e Veriut, një Islandë e një Sllovaki. Dhe ndodhia më e madhe madje: ishin katër kombëtare britanike midis të 16-ëve, duke përfshirë në to me "pa të drejtë" edhe Republikën e Irlandës pra; së bashku me Anglinë, Uellsin e Irlandën e Veriut! Si në Kupën e Botës 1958, kur ishin katër britanikë të pastër: Angli, Uells, Skoci e Irlandë e Veriut.

Ndërkaq, në shembullin irlandez të kësaj radhe (si një lloj "veri" e "jug") kishim më të rrallën: një kombdy shtete, dy Kombëtare. Si të ishte një rast ëndërrimta­r shqiptar: Shqipëri e Kosovë! Një komb, dy shtete, dy Kombëtare. Si për inat të pseudoatdh­etarëve tonë, që me në krye francezin Michel Platini, nuk e donin assesi Kosovën në FIFA.

Mirëpo, ja që midis të 16-ve të mëtejshëm ishte dhe një Kombëtare e një shteti që kishte në përbërje gjashtë djem të racës shqiptare prej Kosove: Zvicra e Behramit,Xhemailit, G.Xhakës, Mehmedit, Shaqirit e Tarashajt. Deri dhe një mendim i sëmurë, i dalë paksa edhe prej zyrave të FSHF-së, i pati quajtur "tradhtarë". Pa harruar edhe një "gjerman" - shqiptar - Kampion i Botës në fuqi që quhej Shkodran Mustafi, emri i të cilit ua dridhte shtatin sidomos shkodranëv­e të kapitenit më të ri të historisë të Shqipërisë, Elseid Hysajt, 21-vjeçar. Kur assesi nuk harronim se në krye të kësaj arritje qe një pinjuell i shkollës madhështor­e italiane të futbollit, asaj që së bashku me shqiptarët themeloi Kampionate­t Kombëtare të Shqipërisë në vitet '30. Madje, më 28 nëntor 1942 po së bashku me shqiptarët kishte themeluar në Tiranë deri dhe përfaqësue­sen e Kosovës. Quhej Gianni De Biasi. Kishte lindur plot 60 vjet më parë: pikërisht në një muaj kësisoj, qershor pra: më 16 qershor 1956 në Sarmede të Treviso-s. Kurrë nuk ia kishte marrë mendja se do ta festonte 60vjetorin e tij në një ditë kësisoj të madhe europiane, teksa do të ishte zot i një Shqipëria po europiane të futbollit.

Ky ishte Kampionati Europian me jo pak ngjyra shqiptare - stacioni i parë i një faqeje të re të sapohapur. Tash do të shkohej shpejt, drejt e në Kupën e Botës, sepse do të mbërrinte për herë të parë Republika e Kosovës. Nuk ishte fort larg shtatori i 2016-ës. Po mbërrinte thuajse te pragu i tokës së Dardanisë…

Dhe me mend në krye, shqiptarëv­e të Shqipërisë u duhet të ulni tonet e tejkaluara të nacionaliz­imit të ngushtë futbollist­ik, për të rritur përmes sportit e futbollit shqiptar tonet realiste dhe ngjyrat autentike të shqiptaris­ë. Siç sapo i kishte rritur Shqipëria e bukur, e 18-ta e Kupës së Europës "FRANCA 2016"… Shqipëria e gjithë shqiptarëv­e kudo që ishin. Por po kaq edhe Shqipëria e një njeriu të vetëm me emrin Gianni De Biasi, italian "puro sangue".

Po aq sa dhe italiani tjetër me emrin Christian Pannuci, i cili ka fatin e "keq" ngaqë pa mëshirë është i detyruar të ndiejë vazhdimish­t fort mbi supe trysninë e pamëshirsh­me të Shqipërisë 2016 të bashkatdhe­tarit të tij, Gianni De Biasi… * Për vazhdimësi shih Kapitujt I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII, IX në "Panorama Sport" të 27 qershor, 13 korrik, 4 shtator, 10 nëntor 2017 dhe 23 mars, 1 qershor, 5 shtator, 16 nëntor, 12 dhjetor 2018.

“Ky ishte rekordi i madh, e papamë i historisë së një Kampionati Europian: kur një skuadër mposht një tjetër, duke pasë në 11shin e saj pesë djem të racës së kundërshta­rëve. Në formacioni­n e Zvicrës emrat e tyre ishin: Behrami, Xhemaili, G.Xhaka, Shaqiri, Mehmedi! Madje, katër të parët të njëmbëdhje­tëshit të parë”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? GIANNI DE BIASI Ish-trajneri i Shqipërisë
GIANNI DE BIASI Ish-trajneri i Shqipërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania