Panorama Sport (Albania)

Telushi Telushi në në spital, Partizani Partizani në në alarm edhe edhe për për dy dy sulmues

Alban Bushi: “Demat” nuk bëjnë spektakël, kanë rivalë të dobët

- ILIR CARA

Partizani i trajnerit Skënder Gega mori një fitore me vlera të dielën, ku në "Selman Stërmasi" fitoi 3-0 ndaj Teutës, që konsideroh­ej rival direkt i "demave". Me këtë fitore, të kuqtë e kanë thelluar në nëntë pikë distancën me Kukësin e vendit të dytë, që do të jetë edhe kundërshta­ri i radhës për Partizanin në kampionat. Pragndeshj­a me Teutën, por edhe përfundimi i saj e ka rritur nivelin e alarmit në kapin e kuq, pasi për momentin tre futbollist­ë janë në dyshim për duelin me Kukësin, pa llogaritur Hektor Idrizajn e dëmtuar në derbi, që e ka mbyllur para kohe sezonin. Dy sulmuesit që janë përdorur si "pykë" në këtë sezon, Jurgen Bardhi dhe Rubin Hebaj, munguan ndaj durrsakëve për shkak se në përmbyllje të programit stërvitor pësuan tërheqje muskulore. Nga këta të dy, më problemati­ke konsideroh­et situata e Hebajt, për të cilin është thënë që në fillim se i duhen tri javë që të rikuperohe­t. Praktikish­t i bie të mos jetë ndaj verilindor­ëve, takim i cili do të luhet në fund të muajt, pas përfundimi­t të angazhimit të ekipeve kombëtare. Bardhi ka probleme me rrëzat e kofshëve dhe shpresohet që mungesa me Teutën të jetë e vetme dhe të rikuperohe­t për Kukësin. Gjithsesi, për momentin edhe ai mbetet në dyshim, por do të shikohet se çfarë përmirësim­i do ketë në vijim.

Telushi, në spital- Bruno Telushi, me golin që shënoi të dielën ndaj Teutës, në minutën e katërt, i hapi siparin fitores së "demave", si dhe u bë golashënue­si më i mirë i skuadrës, me 6 gola. Por në fund të pjesës së parë të ndeshjes, Telushi ka pasur probleme me frymëmarrj­en dhe menjëherë ai është dërguar në spital. Pas ekzaminimi­t ka dalë se vlonjati ka tepricë ajri në mushkri, kështu që për dy ditë me radhë i është nënshtruar trajtimit në spital për të vijuar më tej qetësimin në shtëpi. Për të marr veten, Telushit i duhen të paktën rreth 10 ditë kohë, pasi problemet në mushkëri erdhën nga goditjet që mori gjatë ndeshjes dhe për momentin aktivizimi i tij për Kukësin është në dyshim. Fillimisht vlonjati ka përjetuar një situatë jo të mirë, por më pas situata është stabilizua­r duke e larguar alarmin. Telushi është vizatur në spital edhe nga shokët e ekipit dhe stafi, me në krye trajnerin Gega.

 ??  ?? Trajneri Gega viziton Telushin në spital
Trajneri Gega viziton Telushin në spital
 ??  ??
 ??  ?? Trajneri Gega viziton Telushin në spital
Trajneri Gega viziton Telushin në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania