Panorama Sport (Albania)

Politano: Ju tregoj sekretin e derbit

“Ishim të karikuar, Ikardi ka qenë i rëndësishë­m...”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mateo Politano ishte “heroi” i heshtur i derbit të Milanos. Nuk shënoi dot gol për të rrëmbyer skenën siç bënë të tjerët, por fitoi penalltinë vendimtare dhe me inkursione­t e tij vuri në vështirësi mbrojtjen e Milanit. Në një intervistë për mediat italiane, sulmuesi flet për Ikardin dhe teksa thotë se është i rëndësishë­m, e thumbon duke e quajtur si zëvendësue­s të Lautaros.

Mateo, si ndiheni pas fitores në derbin e Milanos?

Sigurisht që jam i lumtur për atë fitore. Ishte shumë e rëndësishm­e për të qëndruar në garën e Ligës së Kampionëve.

Në harkun kohor të dy-tri ditëve ndryshuat në mënyrë të befasishme. Pse mendoni se erdhi ky ndryshim?

Mendoj se ndryshimi lidhet me faktin që të përgatisës­h ndeshje të tilla si derbi, është gjithmonë më e lehtë. Ishim të karikuar dhe të motivuar për të bërë një ndeshje të madhe.

Pas asaj ndeshjeje, jeni gati për kombëtaren?

Po. Është gjithmonë bukur të luash me kombëtaren e Italisë dhe ky është objektivi i të gjithë lojtarëve. Unë jap maksimumin gjithmonë aty, ashtu siç bëj edhe me Interin. Unë do të jem në dispozicio­n të trajnerit dhe i gatshëm të ndihmoj edhe Italinë.

Çfarë diskutuat me njëritjetr­in në dhomat e zhveshjes pas fitores me Milanin?

Ishim të emocionuar për fitoren dhe të lumtur. Thamë se ky Inter duhet të jetë gjithmonë kështu, i bashkuar dhe një skuadër kompakte. Duhet të jemi të uritur në çdo ndeshje për të marrë fitoren dhe kështu do t’i hapim punë çdo kundërshta­ri.

Mund të flasim se tani vendi i tretë për Interin është i sigurt?

Jo. Është ende herët për të folur për këtë gjë. Duhet të luajmë shumë ndeshje dhe ka shumë garë, prandaj them se është e vështirë për të thënë se jemi të sigurt në vendin e tretë.

Si është raporti juaj me Spaletin, duke qenë se nga jashtë flitej për një largim të mundshëm të tijin? Në fushë skuadra dha gjithçka për të.

Nuk e kuptoj nga qarkullojn­ë këto zëra. Nuk kemi dyshuar kurrë te trajneri dhe kemi qenë gjithmonë pranë tij. Raporti ynë është shumë i mirë.

Na shuani një kuriozitet, a

ju mungon Ikardi?

Normale që na mungon. Është një sulmues i fortë, që ka qenë shumë i rëndësishë­m për ne. Tani kemi vetëm Lautaron në sulm dhe duhet që ndonjëherë të zëvendësoj­ë edhe atë. Por, këto gjëra i vendosin drejtuesit me lojtarin, ndërsa ne të tjerët duhet thjesht të zbresim

në fushën e lojës dhe të ndihmojmë skuadrën të marrë pikët.

Po ju e doni në fushë dhe shpresoni të rikthehet sa më shpejt?

Po. Nëse është mirë nga ana fizike, shpresoj që të rikthehet.

Si është klima në dhomat

e zhveshjes së Interit?

Mendoj se e patë dhe e kuptuat të gjithë se si është klima tek Interi. Jemi një ekip i fortë, kompakt dhe grup i bashkuar.

Ka nga ata që thonë se kjo skuadër nuk ka më nevojë për Ikardin. Ju çfarë mendoni?

Nuk e di. Për këtë duhet të

pyesni trajnerin, sepse është ai që e bën formacioni­n dhe vendos se kush duhet të luajë apo jo.

Po ju lojtarët e keni një mendim?

Ne lojtarët duam thjesht të zbresim në fushë dhe të japim maksimumin, pavarësish­t se kush luan apo jo.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Lautaro Martinez dhe Politano duke festuar fitoren e derbit
Lautaro Martinez dhe Politano duke festuar fitoren e derbit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania