Panorama Sport (Albania)

Shehu: Distancë domethënës­e, Partizani e ka siguruar

Ish-sulmuesi i të kuqve: Ky është viti i duhur për të kthyer titullin, luhatjet nuk ndikojnë

-

Fitorja 3-0 me Teutën dhe thellimi i distancës me Kukësin e vendit të dytë e ka shtuar entuziazmi­n e kampin e kuq se realisht ky është viti i duhur që Partizani të kthejë titullin kampion, trofe i cili i mungon në palmaresin e tij që nga viti 1993. Për ish-sulmuesin e të kuqve, që ka fituar edhe trofe me Partizanin, Ylli Shehu, pas fitores me Teutën titulli është thuajse i siguruar. "Them se Partizani e ka siguruar realizimin e objektivit, distanca me rivalin më të afërt është domethënës­e. Por, është edhe ndeshja direkte me Kukësin, që do të luhet pas ndërprerje­s së ardhur prej angazhimev­e të ekipeve kombëtare. Megjithatë, Partizani ka euforinë, ka një trajner e një grup shumë të mirë të bashkuar dhe kanë dalë superiorë në këtë kampionat. Ky është viti i Partizanit, besoj për t'i kthyer atë titull", u shpreh ish-sulmuesi Shehu në emisionin "Rubrika Sportive", ku ishte i ftuar të dielën në darkë në studion e "RTSH SPORT". LUHATJET DHE SITUATA Partizani kryeson me meritë Superioren, ku pas 25 javësh ka 53 pikë, nëntë më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Përpos kryesimit, luhatjet nuk kanë munguar te "demat". Por, për ishsulmues­in dhe trajnerin e të kuqve, këto oshilacion­e të skuadrës, kryesisht në javët e fundit, nuk do të ndikojnë në arritjen e objektivit kryesor. "Do vinte një ditë që Partizani të humbte, nuk do të fitonte përherë. Ky është një grup i mirë në këtë kampionat, nuk ka lënë të tjerët të shfaqin vlerat e tyre, pavarësish­t blerjeve që janë folur se kanë forcuar rivalët. Shihet që Partizani nuk është ekip që mposhtet lehtë dhe kjo e bëri të jetë 9 pikë para ndjekësit më të afërt", u shpreh ish-sulmuesi kampion me fanellën e Partizanit, Ylli Shehu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania