Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

SKËNDERBEU 8 - Kampionët në fuqi morën fitoren e javës, duke mposhtur Kukësin minimalish­t 10 dhe në të njëjtën kohë, duke i dhënë një asist Partizanit, që u shkëput nga ndjekësi më i afërt. Një triumf që konfirmon se Skënderbeu nuk vdes kurrë, për më tepër që sinjalet pozitive që klubi ka marrë nga studio ligjore për gjyqin në KAS, është fakt se e kanë karikuar edhe më tepër ekipin e Orges Shehit. PARTIZANI 8 - "Shtyp" Teutën që në pjesën e parë dhe tregon për të disatën herë se e meriton plotësisht kreun, madje mund të thuhet me plot gojën se ka vendosur një dorë te titulli pa u mbyllur ende faza e tretë. Të kuqtë ishin thuajse perfektë ndaj Teutës, me Asanin, Mensah dhe Telushin që bënë diferencën. Një skuadër me karakter, që di të reagojë si duhet edhe kur vjen nga një disfatë si ajo në Kupë me Luftëtarin, ku ndoshta u mendua se "demat" u lëkundën jo pak. 9 pikë më tepër se Kukësi janë një siguri e madhe para ndeshjes direkte. KASTRIOTI 7 - Fiton me të gjitha mënyrat ndaj Tiranës. Presion asfiksues që në start, një dorë të madhe nga arbitri Sokoli me një penallti të paqenë, si dhe vonesa pa fund deri në mbylljen e lojës. Shpëton paq në disa momente, madje në ndihmë i vjen edhe shtylla. "Çelsi" ishte edhe provokimi i sulmuesit anglez, Majkëll Ngo. FLAMURTARI 6.5 - Vlonjatët i marrin pikë Laçit në debutimin e Starovës. Skuadra e Dajës tregon sërish karakter, edhe pse me një mijë e një halle, kryesisht sa u përket financave. Nëse do të tregohej më i kujdesshëm në disa momente, ekipi vlonjat mund të dilte edhe me fitore. LAÇI 5.5 - Prodhon pafund, ka agresivite­tin e duhur, por çalon në metrat e fundit. As ardhja e Sulejman Starovës në pankinë nuk e riktheu Laçin te fitorja. Lojtarët kurbinas shpërdoroj­në raste të arta për gol, duke filluar nga Shtubina, Xhixha dhe Mane. Ngushëllim­i i vetëm për bardhezinj­të është humbja e Teutës, rivali direkt për vendin e tretë. KUKËSI 4 - Një skuadër që pëson 7 humbje në 25 javë kampionat kurrsesi nuk mund të pretendojë fitimin e titullit kampion. Krijon raste për shënim në Korçë, por nuk di të shënojë dhe për më tepër e pëson që në fillim, duke shfaqur një mungesë totale përqendrim­i në mbrojtje. Shansi i fundit për titullin është në ndeshjen direkte ndaj Partizanit, ku skuadrës së Cungut i duhet vetëm fitorja. TIRANA 4 - Bie në grackën e Kastriotit shumë shpejt. Ekipi i Memës "ha" presionin, edhe pse me një arbitrim totalisht kundër. Ngo del nga fusha pa kaluar ende 15 minuta lojë dhe kjo ishte një goditje për bardheblut­ë. Më pas vjen penalltia skandaloze, që vendos fatet e takimit në Fushë-Krujë. TEUTA 3 - Shpërfytyr­im total në "Selman Stërmasi". Një ndeshje për t'u harruar e durrsakëve në të gjitha aspektet e lojës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania