Panorama Sport (Albania)

Tre lojtarë në Kombëtare, Besa projekt me të rinjtë

Nga porta në sulm, ja futbollist­ët që spikasin

- FERIZ FERIZAJ

Besa mbetet ndër eki pet e pakta në Sh qipëri ku megjithëse pretendon ngjitjen në Superiore, nuk i është ndarë asnjëherë përkrahjes, aktivizimi­t dhe motivimit të lojtarëve të rinj. Kjo punë natyrisht ka dhënë frytet e veta, duke çuar tashmë në ekipet Kombëtare të moshave disa futbollist­ë të saj të talentuar.

Portieri Dobjani

Nëse verdhezinj­të e vegjël të U-17-ës sezonin e shkuar rrëmbyen gjithçka për moshat, një meritë të veçantë ka edhe portieri 18-vjeçar, Ilir Dobjani. Ishte heroi i verdhezinj­ve në disa takime ku edhe në goditjet e penalltive, me pritjet e tij bëri që verdhezinj­të të kualifikoh­eshin. Ka qenë ky shkaku që trajneri i Kombëtares U-19 ka ftuar Dobjanin t'i bashkohet grupit. Portieri verdhezi vijon të mbrojë ngjyrat e Besës U-19 plot sukses krahas aktivizimi­t edhe me skuadrën e parë, herë si titullar e herë si zëvendës i Mirakës. Nuk përbën rastësi, pasi puna me portierët te Besa është shumë produktive. Kujtojmë se vetëm brenda 3 vitesh, nga Besa dolën tre portierë. I pari gardiani i Skënderbeu­t, Mario Dajsinani, Bruno Puja te Kastrioti dhe Ilir Doajani.

Mbrojtësi Hysenaj

Të luash me Besën ndihesh gjithnjë i vlerësuar dhe këtë e ka provuar mbrojtësi shkodran Senad Hysenaj. I janë dashur fare pak javë që kur erdhi te verdhezinj­të për të pranuar ftesën nga Kombëtarja U-21. Kujtojmë se Hynenaj erdhi nga ekipi i Partizanit në janar.

Sulmuesi Tedi Cara

Tashmë sulmuesi kavajas Tedi Cara nuk është më një emër i panjohur. Golat e tij me ekipet e moshave, U-17 e U-19 dhe njëkohësis­ht me skuadrën e parë, kanë bërë që të tërheqë vëmendje dhe të vlerësohet nga të gjithë. Ka zëra, të cilat e çojnë te Skënderbeu në qershor duke iu bashkuar dy kavajasve të tjerë, Krasniqit dhe Dajsinanit që tashmë janë pjesë e formacioni­t korçar. Tedi Cara vijon të thirret edhe nga Kombëtarja U-20 dhe jo vetëm, pasi ai është grumbullua­r që në themelimin e kësaj Kombëtarej­e. Kështu ka ndodhur edhe tani. Krahas Carës, në këtë Kombëtare të re më herët janë thirrur edhe Shaljani e Krasniqi. Këtë sezon, Besa u ka dhënë shumë hapësirë lojtarëve të rinj, ndërsa është munduar që t'i alternojë me ata që kanë eksperienc­ë. Verdhezinj­të janë një prej ekipeve pretendent­e që synojnë ngjitjen në Superiore, ndërsa diferenca me Bylisin e vendit të parë është tri pikë. Pritet një garë e fortë mes këtyre ekipeve për të përcaktuar atë që do të sigurojë biletën e ngjitjes në elitë.

 ??  ?? ILIR DOBJANI, Portier 18 vjeç
ILIR DOBJANI, Portier 18 vjeç
 ??  ?? TEDI CARA Sulmues 18 vjeç
TEDI CARA Sulmues 18 vjeç
 ??  ?? SENAD HYSENAJ, Mbrojtës 19 vjeç
SENAD HYSENAJ, Mbrojtës 19 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania