Panorama Sport (Albania)

Sadiku snobon Durmishajn: Ja basti me trajnerin

“Turqia e fortë, për ‘2016-ën’ duhet të bëhemi grup”

- LEONIDHA MUSAJ

Sulmuesi mbëtares, Armando i Ko Sadiku, në konferencë­n për shtyp në prag të 2 sfidave ndaj Turqisë dhe Andorrës shprehu dëshirën për të rigjetur golin si kuqezi. Gjatë fjalës së tij, bomberi tropi edhe bastin me trajnerin Panuçi për dy sfidat e radhës, ashtu siç snoboi edhe sulmuesin Fiorin Durmishaj që vendosi të largohej te Greqia. Sulmuesi i Luganos ka treguar gatishmëri­në e tij për këto dy takime, ka zbuluar optimizmin e grupit si dhe mundësitë për të përsëritur mrekullinë në 2016. Në fund, edhe një “driblim” për Strakoshën...

Si është gjendja fizike dhe cilat janë pritshmëri­të në 2 ndeshje?

Jam rikthyer pas 1 viti. Jam i lumtur, me energji dhe pozitivite­t. Mezi po pres të jap më të mirën time dhe të kthehem te goli. Në aspektin fizik jam shumë mirë. Te Lugano kam luajtur 7 ndeshje.

Si ju është dukur Shqipëria gjatë periudhës së mungesës?

E kam ndjekur gjatë gjithë ndeshjeve. Nuk është se kemi zhvilluar nga ato lojërat tona më të mira. Kemi treguar që nëse luajmë si grup marrim rezultatet pozitive. Ka munguar goli

dhe shpresoj që me rikthimin tim të arrij të shënoj dhe të marrim atë që të gjithë shqiptarët presin.

Dëshira për të qenë në formacion?

Çdo lojtar vjen për të luajtur, por janë zgjedhje të trajnerit. Unë do jem gati. Kam folur me trajnerin kur kam qenë i dëmtuar. Më ka thënë që “ne të presim, jepi, forca” dhe këtë kam bërë. Ja ku jam sot. Kur vjen me Kombëtaren është diçka tjetër nga ekipet. Është një ndjenjë që e ke përjetuar që fëmijë. Është një gjë shumë e veçantë.

Tani që Durmishaj refuzoi Kombëtaren ndiheni më i lehtësuar. A keni një mesazh

për futbollist­ët që i kanë thënë jo Shqipërisë?

Nuk e di kush është Durmishaj. Nuk e njoh. Thjesht kam lexuar disa lajme.

Uzuni po kalon një formë të mirë në Kroaci...

E kam ndjekur dhe Uzuni ka bërë ndeshje të mira. Unë ku ta gjej që të luaj me lojtarë të shpejtë si Grezda dhe Uzuni. Shpresoj që Erosi të kthehet në formë dhe shpresoj të bëjmë mirë të 3 përpara. Jam i gëzuar që kam lojtarë të shpejtë në krah që mund të më furnizojnë me topa.

Si e vlerësoni sfidën me Turqinë?

Ka shumë lojtarë cilësorë brenda ekipit dhe ka emra më

të mirë se ne. Pavarësish­t se kemi fituar, kjo nuk do të thotë se do e nënvlerëso­jmë kundërshta­rin. Do jemi të karikuar për të përsëritur atë ndeshje. Ishalla me ndihmën e Zotit marrim 6 pikë. Gjithsesi, edhe me 4 pikë do ishim të kënaqur. Sot (dje) në mëngjes vumë një bast me trajnerin. Na premtoi se “në qoftë se fitoni 6 pikë” do na dhurojë diçka. Duhet të jemi bashkë, pasi vetëm kështu mund të arrijmë grupin që kishim para 4 vitesh. Grupin e kemi dhe mund ta arrijmë këtë gjë. Atmosfera është e mirë, të gjithë janë çuna të mirë dhe ne duhet t’i ndihmojmë pak që të futen në ekip. Atmosfera është shumë e mirë në këto ditë.

Lënia jashtë e Strakoshës…

Unë e di që Strakosha është i grumbullua­r.

Do t’ju pëlqente të asistonit për Grezdën apo të shënonit?

Në qoftë se do të jepja asist për Grezdën dhe ai të shënonte, do isha më i gëzuar.

Mendoni se ky grup është i kalueshëm?

Është e vështirë, pasi kemi ekipe të forta në grup. Por, ne do të luajmë kualifikim­in me Islandën dhe Turqinë. Shpresojmë të kemi edhe pak fat. Në qoftë se bëhemi grup si para 4 vitesh, do t’ia dalim. Unë kam besim te vetja dhe ekipi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania