Panorama Sport (Albania)

Vieri: Lautaro lufton, Piontek nuk u shërbye

-

Bobo Vieri flet pa doreza. Për këtë fakt ishte i ftuari special i emisionit sportiv “Tiki-Taka” për derbin mes Milanit dhe Interit. Ish-sulmuesi italian që ka mbajtur veshur të dyja fanellat tregon emocionet e kësaj sfide, por krahason edhe dy sulmuesit kryesorë të të dyja skuadrave. “‘San Siro’ i bukur, akoma më shumë për një lojtar që luan aty. Është gjëja më e bukur në botë. Nëse je sulmues në sfida të tilla, nuk mund të mos bësh gol. Lautaro? Është i fortë. Lufton me kundërshta­rin dhe nuk ka frikë. Tani që Ikardi nuk është, ai po e shfrytëzon më së miri hapësirën që po i jep Spaleti. Nga ana tjetër, Piontek nuk u shërbye sa duhet dhe topi shkonte më shpesh te të tjerët, Çalhanoglu, Paketa dhe Suso”, tha Vieri. Ai u ndal gjithashtu te shanset e zikaltërve dhe objektivat sezonalë. “Unë nuk e kuptoj kush e ka thënë se Interi është më i fortë se Napoli dhe meriton vendin e dytë në kampionat për t’u quajtur skuadra anti-Juventus. Mund ta kenë thënë njerëz që nuk marrin vesh kurrë nga futbolli. Për mendimin tim, Napoli është më superior sesa Interi dhe një ekip më i organizuar”, vazhdoi “Bobo”. IKARDI- Nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes çështja “Ikardi”, ku ish-sulmuesi zikaltër thotë se gjëja më normale që duhet të ndodhë është rikthimi i tij në skuadër dhe vendosja në shërbim të trajnerit. “Duhet të jetë në shërbim të ekipit, duhet të luajë. Nuk mund të qëndrojë jashtë për 2 muaj për një problem në gju, i cili është i vërtetë apo jo. Ishte kapiten, ndërsa tani nuk është më. Kjo nuk do të thotë që të lësh skuadrën. Duhet të rikthehesh dhe të vazhdosh, sepse mua nuk më intereson shiriti. Një kapiten mund të jesh edhe pa shirit në dorë. Ai duhet të sqarohet me skuadrën dhe me trajnerin. Për të tjerët nuk duhet t’i plasë fare. Ata janë njerëzit me të cilët punon çdo ditë, jo presidenti apo administra­tori. Mendoj se duhet të rikthehet sa më shpejt, sepse nga jashtë kjo histori është si barsoletë”, theksoi italiani, duke bërë replika të vazhdueshm­e me Vanda Narën, e cila mbrohej me faktin se Mauro është realisht i dëmtuar. Në fund edhe një mendim mbi Juventusin dhe shanset që kanë bardhezinj­të për të fituar Ligën e Kampionëve. Vieri mendon se janë një nga skuadrat më të forta dhe Siti nuk duhet t’i trembë. “Nëse ju mendoni se Siti është më i fortë se Juventusi, atëherë unë po largohem nga studio”, tha Vieri duke shkaktuar të qeshura në publik dhe te të ftuarit në emision.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania