Panorama Sport (Albania)

Derbi i humbjeve të mëdha, ajo ndaj Interit më e vogla

-

Duhej të ishte mbrëmja e blindimit të vendit të tretë dhe thellimi i krizës së Interit, por Milani del me kocka të thyera nga derbi, parakalohe­t nga "kushërinjt­ë" dhe humb shumicën e sigurive të fituara në muajt e fundit. Mund të ishte diploma në provimin e pjekurisë, por kuqezinjtë dështojnë dukshëm, madje duke humbur në aspektin e nervave. Gatuzos tashmë i druhet kundërgodi­tjes psikologji­ke, edhe sepse defektet e vjetra u rishfaqën brenda një nate: Pionteku veshi petkun e Higuainit, Suso mungoi pa arsye, ndërsa mbrojtja më e mirë e Europës për 2019-ën u shkërmoq nën goditjet e Vesinos, De Vrajit dhe Lautaros. Mes njollave, edhe diçka për Donarumën, i cili nuk ndëshkohej tri herë në një ndeshje që në gushtin e kaluar kundër Napolit. PROBLEME - Në një ndeshje të vetme Milani prishi serinë e dhjetë rezultatev­e të dobishme radhazi. Përveç kësaj u panë hapa prapa në aspektin e mentalitet­it. Lëvizja e Spaletit për të vendosur Vesinon fantazist çoroditi Milanin, që nga parajsa e gjeti veten në ferr. "Djalli" u dhuroi miqve menjëherë fushë dhe mundësi, teksa Romanjoli me shokët u zunë shpesh në befasi. Mbrëmja e zezë e kapitenit u dallua që në lënien zbuluar të Vesinos dhe De Vrajit, të cilët nuk gjetën rastësisht golat. As blerjet kuqezi të dimrit nuk bënë efekt. Piontek dhe Paketa në derbi u shfaqën si kopjet e shëmtuara të lojtarëve që deri të dielën kishin marrë për dore skuadrën. Vetëm 17 topa të prekur për polakun dhe asnjë goditje drejt portës, teksa braziliani konfirmoi edhe një herë limitet e tij defensive. Faji nuk është i tij, fundja është fantazist dhe mbetet i tillë, deri sa Gatuzo të vendosë ta aktivizojë më pranë portës. Suso nuk përbën më lajm. Spanjolli vazhdon të jetë në nivele mediokre, teksa zgjimi në pjesën e dytë është sporadik, si në të gjitha ndeshjet ku ka luajtur gjatë 2019-ës. PËR CENSURË - Xhenaro Gatuzo ishte i pari që mori rolin e gjykatësit për dyshen Kesi-Bilia. Trajneri nuk nxitoi të jepte vendime, por me sa duket sanksionet financiare do të vijnë shumë shpejt, pavarësish­t se dyshja u pajtua në transmetim të drejtpërdr­ejtë. Frika më e madhe e Gatuzos është kushtëzimi i humorit të të tijve nga humbja e së dielës. Rino u druhet pasojave në dhjetë javët e mbetura, ndaj në këtë kontekst ndërprerja për ndeshjet e kombëtarev­e vjen në momentin e duhur. Tekniku 41-vjeçar i Milanit duhet të jetë i zoti të bëjë psikologun, përveç punës së tij të përditshme. Ndaj Sampdorias pas 10 ditësh kuqezinjtë i pret një provim tjetër, por me siguri nuk do të jetë pjekurie. KRAHASIMI - Milani është pas humbjes në derbi, mund të krenohet me renditjen. Kishte vite që skuadra nuk ishte në këtë lartësi pas 28 javësh kampionat. Problemet duhen parë dhe zgjidhur diku tjetër. Rino ende nuk ka mundur të krijojë një ekip solid në nivel psikologji­k. Kjo diagnozë vazhdon të persekutoj­ë një grup tejet të ri në moshë (24.1 vjeç mosha mesatare kuqezi). Në këtë aspekt do të jetë detyrë e Leonardos dhe Maldinit të përforcojn­ë një ekip që nuk mund të thuhet se është pa cilësi. Milanit i mungon përvoja, e cila krijohet duke luajtur, fituar, por edhe gabuar ndeshjet e mëdha. Leksioni i Interit bëhet më i vyer pikërisht për këtë arsye. Kuqezinjtë e së dielës mbrëma në fakt nuk u dorëzuan, edhe kur rezultati jepte pak shpresë. Kutrone i dha ekipit atë dozë shpengimi dhe energjie që shokët kishin nevojë. Pikërisht në këmbët e 21-vjeçarit ishte edhe ai top që u ndal nga një D'Ambrozio heroik në minutat e fundit të sfidës. Derbi nuk është i gjithi për t'u hedhur, ajo që duhet të ndryshojë është mendësia, e cila ka rëndësi po aq sa rezultatet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania