Panorama Sport (Albania)

Llullaku, SMS Partizanit: Më Më josh josh Liga Liga e e Kampioneve Kampioneve

Kosovari më afër, drejtuesve u ikën nga duart një bomber brazilian

- ILIR CARA

Partizani tenton sul muesin e Ko mbëtares, Azdren Llullaku. Mesa duket, “bomba” e merkatos së verës do të jetë pikërisht lojtari i lindur në Istog të Kosovës. Nuk është thjesht një ide, por klubi i kuq ka nisur të lëvizë “gurët” për të bindur 31-vjeçarin që ka pak ditë që prishi kontratën me rumunët e Astra Giurgiu. Lajmin e konfirmon ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” vetë Llullaku, i cili përmes linjës telefonike nuk e fsheh dëshirën për të luajtur në Ligën e Kampioneve me Partizanin. Megjithatë, ai tregohet i kujdesshëm në deklaratën e tij, pasi gjërat janë ende në fazën fillestare dhe nuk mund të thuhet se marrëveshj­a është arritur. “Të jem i sinqertë, deri më tani kam pasur kontakte vetëm përmes menaxherit tim, por kjo do të bëhet realitet kur vetë klubi të më thërrasë mua. Nëse do të ketë një hap konkret, normalisht do të ulemi të bisedojmë. Me drejtuesit e Partizanit nuk kam pasur kontakte direkte”, ka thënë fillimisht Llullaku. I pyetur nëse do të dëshironte të ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi jep një përgjigje të sinqertë. “Është një ekip shumë i mirë, e kam ndjekur. Normalisht që dëshira të luaj në Champions është e madhe”, pranoi sulmuesi kuqezi, i cili numëron 6 ndeshje me Kombëtaren shqiptare. BRAZILIANI TAYLON Partizani ka qenë shumë pranë akordit me një bomber brazilian, por si gjithnjë të kuqtë nuk insistojnë dhe nga hezitimi përfitojnë të tjerët. Të kuqtë kanë qenë shumë pranë akordit me golashënue­sin më të mirë të kampionati­t maltez në sezonin e fundit, braziliani­n Taylon, por në fund ka përfituar Botev Plovdiv, skuadra bullgare që i eliminoi të kuqtë para dy sezonesh në Ligën e Europës. Mësohet se hezitimi ka pasur të bëjë me mosmarrëve­shjen me agjencinë që e menaxhonte sulmuesin nga Brazili, pasi ata donin që të mbanin 50% të kartonit të lojtarit në rast transferim­i nga Partizani. Për shkak të këtij kushti, drejtuesit e kuq nuk e kanë vazhduar më tej bisedimin, ndonëse bëhej fjalë për një “pykë” të mirëfilltë, që i mungon Partizanit prej dy sezonesh. Botevi duket se ka qenë dakord me kushtin e menaxherëv­e të

braziliani­t dhe dje i është bashkuar skuadrës bullgare në fazë përgatitor­e, pasi ka firmosur kontratë dyvjeçare. Në edicionin e fundit, 24vjeçari ishte pika referuese e Hibernians­it në Maltë, ku shënoi 19 gola në kampionat. Braziliani dha një kontribut

të madh për skuadrën e tij, por pa mundur që të fitojë balotazhin me Valetën që u shpall kampione. Avantazhi i Partizanit në këtë rast ishte se nuk do të paguante për kartonin e Taylon, pasi më 30 qershor i mbaron kontrata me skuadrën malteze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania