Panorama Sport (Albania)

Revoltohen figurat e Shkodrës: Vllaznia është shumë e vonuar

Drejtori premton: Skuadra e nis ndërtimin në fund të qershorit

-

Vllaznia është e vonuar për nisjen e sezonit të ri. Ky është fakti që theksojnë krejt rëndom specialist­ët dhe për më tepër, edhe një pjesë e futbollist­ëve që e kanë mbyllur sezonin e shkuar me këtë skuadër. Në një moment kur ekipet e tjera po zhvillojnë merkaton dhe disa nga ekipet e Superiores po përgatiten për ballafaqim­et europiane, te Vllaznia ende nuk dihet se kur do të nisë puna. Specialist­ët e futbollit si Hysen Zmijani, Fatmir Paçrami, Luan Zmijani, por edhe shumë të tjerë jashtë medieve, janë të mendimit që Vllaznia është e vonuar në nisjen e punës. Në një mendim të tillë janë edhe disa nga futbollist­ët shkodranë, që e kanë mbyllur sezonin e shkuar me këtë skuadër. Për ta, stafi sportiv duhet që të kishte nisur nga kontaktet e para dhe për më tepër, nga afrimet e para. Pas disa ditësh, për këtë skuadër gjithçka do të vështirëso­het me kalimin e kohës. Kjo qoftë për afrimet cilësore, pasi lojtarët që kanë vlerë për këtë ekip nuk mund të presin pafundësis­ht drejtuesit e klubit kuqeblu dhe nga ana tjetër, nisjen e përgatitje­ve për sezonin e ri. Sipas specialist­ëve, rënia e freskisë fizike të ekipit në sezonin që shkoi ishte pikërisht nisja e punës që bëri skuadra vetëm në muajin gusht. Ata e shikojnë edhe në këto momente të njëjtën situatë. Vllaznia për më tepër ende nuk ka arritur që të votëbesojë apo të caktojë stafin e ri teknik. Agim Canaj është ende në pritje të stafit teknik, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për dyshen Osja e Lekiqi. Pavarësish­t emrave që përfliten në merkaton e këtyre ditëve nga klubi kuqeblu, ende nuk mësohet të ketë gjëra konkrete.

Situata - Në një deklaratë për mediat përmes faqes zyrtare të klubit, drejtori sportiv, turku Engin Firat, bëri të ditur se Vllaznia do të nisë të bëhet në fund të qershorit. Mirëpo, ajo që harrohet është se situata e zgjedhjeve lokale është tejet e komplikuar. Klubi është në vartësi tërësisht të bashkisë dhe të fondeve që bashkia ka akorduar për klubin. Administra­tori Lici, personi që do të ketë direkt firmën e tij në kontratat me lojtarët, në momente të tilla nuk duket shumë komod për vetë faktin se Vllaznia përherë ka qenë "një mollë sherri", në mes dy forcave më të mëdha politike në Shkodër. Në kushte të tilla, një ndryshim i mundshëm në Bashkinë Shkodër mund të sjellë jo pak probleme edhe të "sh.a."-ve në vartësi të saj, ku një prej tyre është edhe Vllaznia. Nisur nga një situatë e tillë, edhe nisja e firmosjes së kontratave në këto ditë të fundit të qershorit, pavarësish­t një dëshire të mirë të drejtuesve të klubit, mund të mos realizohet. Gjithsesi, javën që vjen pritet që syri i shkodranëv­e të mos jetë vetëm në atë çfarë do të ngjasë me zgjedhjet vendore, por edhe me Vllazninë. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania