Panorama Sport (Albania)

Dominon përsëri Mercedes, Hamilton “pole position” nr. 86 në Francë

Piloti britanik: I nxora më të mirën makinës

-

Luis Hamilton bën ligjin edhe në provat kualifikue­se të vlefshme për Çmimin e Madh të Francës në Formula 1. Britaniku regjistroi dje "pole position" për herë të 86-të në karrierë, duke e ndalur kronometri­n në 1'28"319, ku la pas kolegun e skuadrës, Valteri Botas me një diferencë prej gati 3 të dhjetash. Vendi i tretë shkoi për Sharl Lëklerk, me pilotin e Ferrarit që ishte rreth 6 të dhjetat më i ngadaltë se kampioni në fuqi. Nga vija e dytë e nisjes do të startojë Maks Vershtapen, pasi piloti i Red Bull dhuroi kohën e katërt më të mirë. Ndërsa zhgënjen Sebastian Fetel, i cili nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë. Kështu polemikat e shumta që shpërthyen në Çmimin e Madh të Kanadasë nuk e shpërqendr­uan aspak pilotin britanik, i cili u përgjigjet të gjithëve duke dhuruar xhirot më të shpejta. Botas dhe Fetel u përpoqën ta rivalizoni­n, por pa mundur t'ia dalin, me pilotin e Ferrarit që më pas shfaq një problem në makinën e tij, në xhirot decizive kualifikue­se. Tashmë gjermani i "kokëkuqes" do të provojë ta përmbysë situatën në garën e sotme, por nuk do të jetë aspak e lehtë duke

parë formën e rivalëve si dhe pozicionin nga vija e katërt, nga ku do të startojë. Skuadra nga Maranelo tashmë i ka sytë nga Sharl Lëklerk, i cili bëri të pamundurën për t'i rivalizuar dy makinat Mercedes. Kështu, janë përsëri "shigjetat" e argjendta ato që bëjnë diferencën në pistë dhe nuk është shumë e vështirë të imagjinohe­t një tjetër dopietë edhe në pistën "Pol Rikard", në garën e sotme që starton në orën 15:10.

LUIS HAMILTON

Kampioni në fuqi do të kërkojë fitoren e gjashtë sezonale dhe këtë gjë do ta bëjë duke u nisur nga pozicioni i parë. "Nuk është një pistë e lehtë, ka disa pjesë shpejtësie, por gjithashtu është shumë teknike. Ishim të shpejtë dhe nxora më të mirën nga makina. Mund të them se kam bërë një nga xhirot e mia më të mira prej shumë kohësh në këtë pistë. Jam i pari dhe kjo është shumë pozitive", tha Hamilton.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania