Panorama Sport (Albania)

Partizani “fut ujë”, tërbohet tërbohet trajneri trajneri Lerda Lerda

Pësuan 3 gola për 6 minuta, Melo kundër rrymës: Pa frikë me Karabakun

- ILIR CARA

Debutimi si trajner i Partizanit ka ardhur në mënyrën më të keqe të mundshme për Franko Lerdën. Në testin e parë të zhvilluar dje në Slloveni, ku po përgatiten për dy ndeshjet ndaj Karabakut, kampionët e Shqipërisë morën një "shuplakë" nga kampionët e Bosnjës. FK Sarajevo fitoi me rezultatin 5-1, ndonëse vinin nga bojkoti për 3 rroga të pashlyera nga klubi. Ajo që ra në sy te "demat" ishte pjesa e parë, ku ekipi bëri një paraqitje katastrofi­ke, duke futur "ujë" në fazën defensive. Partizani është krenuar për mbrojtjen "bunker", por dje pësuan 4 gola në pjesën e parë, madje 3 prej tyre erdhën në 6 minutat e fundit. Trajneri italian i besoi në start thuajse të njëjtëve titullarë që kanë luajtur me Skënder Gegën dhe që dolën kampionë. Dallimet në start ishin këto: Bitri zuri vendin e Atandës së larguar. Braziliani Melo e nisi si titullar në të majtë të sulmit, ku në majë ishte Eraldo Çinari. Ndryshimet ishin 3 nga formacioni i zakonshëm i Gegës, ku mungonin Atanda, Bardhi dhe Mensah.

TAKIMI- Në pjesën e parë, Partizani ka qenë thuajse inekzisten­t në fushë, gjë e cila ka bërë që trajneri Lerda të nervozohej shpesh. Ajo që ka rënë në sy në 45 minutat e para në miqësoren ndaj boshnjakëv­e ka qenë moskoordin­imi i trajnerit me lojtarët, pasi ndryshe urdhëronte ai dhe ndryshe vepronin lojtarët në fushë. Ga

bimet në mbrojtje kanë qenë të shumta, gjë e cila solli pësimin e 4 golave dhe "tërbimin" e italianit. Dështimi i Partizanit të Lerdës në këtë test u vulos që në fillim, kur të kuqtë u ndëshkuan në minutën e 7-të. Tatar përfiton nga një moskoordin­im mes Belicës dhe portierit

Hoxha. Në minutat në vazhdim të kuqtë mundohen të bëjnë diçka, por mungonte qartësia në veprime. Në minutën e 39-të, Ahmetoviç shënon golin e dytë për Sarajevon, pas një gabimi të Ibrahimit në mbrojtje. Në minutën e 45të Tatar shënon golin e tretë për

ekipin dhe të tretin personal. Në këtë rast goli erdhi nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes së Partizanit, e cila e demoralizu­ar totalisht u jep mundësi boshnjakëv­e të shënojnë edhe golin e katërt një minutë më vonë me Shishiç. Me fitoren 4-0 të Sarajevos u mbyll pjesa e

parë. Ky rezultat ka bërë që trajneri Lerda të "çmendet", duke e shfaqur hapur pakënaqësi­në ndaj lojtarëve që ishin në fushë. Kaq ka mjaftuar që italiani t'i ulë në stol "senatorët" dhe në fushë ka hedhur lojtarët e tjerë që ka pasur në dispozicio­n në pjesën e dytë. Edhe trajneri Husref Musemiç bëri ndërrime të shumta në pjesën e dytë, e cila ishte më e balancuar se e para ku boshnjakët dominuat totalisht. Në minutën e 75-të, Partizani shënon golin e nderit me Emanuele Mensah, por dy minuta nga fundi plotësohet "shuplaka" boshnjake me anë të Mustafiç.

 ??  ??
 ??  ?? Partizani-Sarajevo 1-5 Çast nga miqësorja e djeshme
Partizani-Sarajevo 1-5 Çast nga miqësorja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania