Panorama Sport (Albania)

Lautaro dhe Aguero gol, kualifikoh­et Argjentina

Mesin me shokë tani e pret Venezuela në çerekfinal­et e kompeticio­nit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Me shumë frikë, sërish me mjaft raste të shpërdorua­ra, por mbi të gjitha me një lojë që përsëri nuk bind, Argjentina gjithsesi arrin të kualifikoh­et për në çerekfinal­et e Kupës së Amerikës. Përballë një Katari modest, kombëtarja e Lionel Skalonit fiton me rezultatin 2-0 dhe në raundin e ardhshëm do të gjejnë përballë Venezuelën, pas së cilës (gjithmonë në rast se e kalojnë) mund të vijë dueli madhështor kundër Brazilit vendës. Por deri atëherë, duhet ende kohë, por mbi të gjitha duhen shumë gjëra për t'u kolauduar, në një skuadër, e cila pavarësish­t emrave të mëdhenj, nuk ka atë balancën që nevojitet për të vendosur veten si një mes favoriteve të këtij turneu. Dhe me Katarin, më shumë sesa për meritë të Argjentinë­s, suksesi erdhi si rrjedhojë e modestisë së lojës së aziatikëve, ashtu sikurse edhe për dhuratat që ato u bënë lojtarëve bardhekalt­ër.

NDESHJA - Ndryshe nga çfarë ishte menduar, Argjentina e nis sërish me trion Lautaro-Aguero-Mesi, ndërsa Dibala që ishte përfolur se do të kishte rastin të luante titullar, ishte i akomoduar sërish në stol. Gjithsesi, kjo zgjedhje mund të quhet e duhur, sepse ndoshta në minutën e katërt, fati donte që të ishte Lautaro Martinez në hyrje të zonës, në një pasim totalisht të gabuar nga ana e Pedros, që kërkoi të ndryshonte lojën, por sulmuesi i Interit fillimisht stopon saktë dhe në hyrje të 16 metrave godet saktë në rrjetë. Për "Demin" e sulmit argjentina­s kjo ishte një "hakmarrje" kundrejt fatit të

keq që e kishte shoqëruar në dy ndeshjet e para të Kupës së Amerikës, por këtë herë shkoi mirë, pas vetëm 4 minutash lojë. Po Mesi? Leo dallohet qartë, se pavarësish­t penalltisë ndaj Uruguait, ai ka një dëshirë të çmendur për t'u zhbllokuar me aksion, por dje

ndaj Katarit, ndoshta ishte ai që e teproi me driblimet dhe tentativat për të shkuar me topin në këmbë, i vetëm drejt portës rivale. Në pjesën e dytë, ishte sërish Argjentina që kontrolloi, por gabimet përpara portës janë të shumta, tentativat nga distanca nuk e

trembin Katarin, por edhe loja korale, e saktë dhe e shpejtë mungon. Gjithsesi, Skaloni bën lëvizjen e duhur në të 76ën duke hedhur në fushë Dibalën për Lautaron dhe gjashtë minuta më vonë, ishte pikërisht sulmuesi i Juves që rikuperon një top në mesfushë, "vallëzon" mes tre mbrojtësve dhe pason për Agueron, me sulmuesin e Sitit që djeg në shpejtësi dy mbrojtës rivalë dhe lëshon një të djathtë të saktë në portë. 2-0 dhe Argjentina mund të nisë të mendojë për sfidën e së premtes, me Venezuelën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania