Panorama Sport (Albania)

De Ligt-Juve, joshja nisi 7 muaj më parë

Mbrojtësi në gjurmët e Ronaldos, pasi shënoi në Torino pritet të vishet bardhezi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kjo do të jetë java e Matijs De Ligtit, pasi pritet që Juventusi dhe Ajaksi të mbyllin të gjitha detajet e fundit, teksa kampionët e Italisë kanë bindur futbollist­in. Mbrojtësi i ri më i fortë në botë pritet t’u bashkohet bardhezinj­ve me një kontratë, e cila sigurisht që do t’i ndryshojë jetën, duke qenë se do të fitojë menjëherë 10-fish më shumë sesa paguhet aktualisht tek Ajaksi, pra, nga 1.2 në 12 milionë euro neto në sezon, plus bonuse. Një operacion që vetëm mes pagës dhe taksave (përjashtua­r vlerën e kartonit) që Juventusi do të nxjerrë nga xhepat e tij do prekë shifrën e 78 milionë eurove, për të paktën pesë vitet e ardhshme (nga sezoni i ardhshëm, taksimi mbi pagën nuk do të jetë më 50, por 30 për qind në Italinë e veriut dhe 10 për qind në atë të jugut).

7 MUAJ MË PARË... Sivjet, edhe pse Juventusi u pa gjatë të gjithë kohës në disavantaz­h për të afruar në skuadër 19-vjeçarin, në të vërtetë, në fund të vitit 2018, italianët konsideroh­eshin klubi që e kishte bllokuar qendërmbro­jtësin e Ajaksit, si rrjedhojë e fakteve të shumta që ofroi media italiane. Por le të kthehemi 7 muaj prapa në kohë... Në dhjetor, Matijs De Ligt bëri zbarkimin e tij të dytë në Torino, me rastin e ceremonisë dhe fitimit të çmimit “Golden Boy” (“Topi i Artë” për futbollist­ët e grupmoshës U-21), i cili organizohe­t nga e përditshmj­a sportive torineze, “TuttoSport”, pasi në qershor kishte vizituar edhe “Allianz Stadiumin”, me rastin e miqësores ItaliHolan­dë. Por, a mjafton vetëm kaq? Jo, sepse si rrallëherë, në këtë ceremoni nuk mungoi kupola e merkatos bardhezi, drejtori sportiv Fabio Paratiçi dhe zëvendëspr­esidenti Pavel Nedved, që për më shumë është një ndër miqtë më të ngushtë të menaxherit Mino Raiola. Në ceremoni nuk mungoi as Andrea Anjeli, por nëse Paratiçi e Nedved nisën “markimin” ndaj De Ligtit, presidenti i Juventusit “markoi” babanë e futbollist­it, Frank De Ligt. Për dy ditë, miliarderi italian i ofroi Matijsit dhe Frankut të gjithë luksin e Torinos, nga hoteli më luksoz, deri te vizita në vilën e tij dhe në qendrën stërvitore të Juventusit, pas së cilës babai i talentit holandez u shpreh hapur: “Torino është një qytet mahnitës dhe do të ishte bukur sikur djali im të luante për Juven,

ndonëse këtë e vendos vetëm Raiola”. Ndoshta ky ishte premtimi i bërë nga Frank De Ligt në mënyrë indirekte Andrea Anjelit në dhjetor 2018, por në muajt që pasuan, dalja në skenë e Barcelonës dhe PSG-së, apo edhe Bajernit të Mynihut, u duk sikur zbehu shpresat. Por pikërisht këtu, në momentin më të vështirë, kur u dukën se dolën jashtë loje, Juventusi nxori nga mënga edhe asin e radhës.

NË GJURMËT E CR7 Ndoshta mund të duket një çështje fati, por nëse Ronaldo zbarkoi një vit më parë në Torino, pasi shënoi gol në “Allianz Stadium”, madje dy, një prej të cilëve me roveshatë mahnitëse, edhe Matijs De Ligt, sërish në prill, sërish në të njëjtën portë, realizoi ashtu si Ronaldo së eliminoi Juven

nga Champions-i. Por, kush tha që ky ishte një akt urrejtjeje... Përkundraz­i, drejtuesit e Juves nuk hoqën dorë, madje dërguan edhe Ronaldon që të bënte rolin e mediatorit, me rastin e finales së Ligës së Kombeve (Portugali-Holandë), ku

pas ndeshjes, CR7 u ndal për disa minuta me mbrojtësin holandez dhe i kërkoi që t’i bashkohej atij në Milano. Dhe në fund, Matijs De Ligt, me sa duket, e pati të vështirë që t’i rezistojë joshjes së Ronaldos, por edhe të Juves...

 ??  ??
 ??  ?? Pavel Nedved dhe Matijs De Ligt, një vit më parë, pas ceremonisë së “Golden Boy”, që organizohe­t nga torinezja “TuttoSport”
Pavel Nedved dhe Matijs De Ligt, një vit më parë, pas ceremonisë së “Golden Boy”, që organizohe­t nga torinezja “TuttoSport”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania