Panorama Sport (Albania)

Maldini, takim sekret në Ibiza me yllin e Realit

Profili i duhur për mbrojtjen e Xhampaolos, mbrojtësi u "buzëqesh" kuqezinjve në Ibiza

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Cilësohej si i paprek shëm nga Milani, por Teo Hernandez është madrileni që është më pranë kuqezinjve në orët e fundit. Mbrojtësi është pikasur gjatë ditës së djeshme duke drekuar me Paolo Maldinin në një restorant të njohur në Ibiza të Spanjës. Disa ditë më parë, drejtori i "Djallit" pati një takim me Florentino Perez dhe biseda për 21vjeçarin u përfol si më e komplikuar­a, pasi përveç kostos së operacioni­t, vështirësi kishte edhe gjetja e akordit me mëngjarash­in që në sezonin e fundit ka luajtur si i huazuar te Real Sociadadit. Dy vite më parë, Reali derdhi në arkat e Atletikos së Madridit 24 milionë euro për të marrë shërbimet e mëngjarash­it, i cili për asnjë moment nuk u shndërrua në pikë fikse të formacioni­t madrilen që asokohe drejtohej nga Zinedin Zidan.

IDEJA KUQEZI - Teo Hernandez cilësohet nga Milani si interpretu­esi ideal i roli të mbrojtësit të majtë, aq më tepër që organika aktuale kuqezi ka nevojë për një futbollist me tiparet e spanjollit, i cili mbron mirë, por edhe sulmon po aq. Rikardo Rodrigez ka qenë një konstante e sezonit të fundit kuqezi, por zvicerani shpeshherë ka rezultuar i papërshtat­shëm. Alternativ­at (Diego Laksalt e Ivan Striniçi), për arsye të ndryshme, do të largohen gjatë kësaj verë, ndaj Maldini kërkon të plotësojë organikën me një mbrojtës krahu niveli, i cili përveç 4-3-1-2,

mund të luajë edhe në një formacion me pesë mesfushorë (si anësor). Ashtu si në rastin e madrilenëv­e të tjerë, edhe për Hernandez, Milani synon huazimin me të drejtë blerjeje, teksa shifrat janë ende për t'u përcaktuar.

 ??  ?? Paolo Maldini (djathtas), duke drekuar dje në Ibiza së bashku me Teo Hernandezi­n
Paolo Maldini (djathtas), duke drekuar dje në Ibiza së bashku me Teo Hernandezi­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania