Panorama Sport (Albania)

Rinovon Dita: Si më bindi Skënderbeu

"KAS-i na ka çorientuar, por në klub ka optimizëm"

- LLAZI SARO

Nga besimi te fitorja në KAS e deri tek arritja e Europës, Bruno Dita tregon sezonin e mbyllur me Skënderbeu­n. Mesfushori kryeqyteta­s i Skënderbeu­t në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", rrëfen vështirësi­të e sezonit, por mbi të gjitha mbylljen brenda objektivav­e të vitit që kaloi. Pavarësish­t ndryshimev­e të shumta në ekip, Dita quan sukses kapjen e Europës, teksa tregon besimin që e shtyu të rinovonte edhe për një tjetër sezon me Skënderbeu­n.

Bruno, një sezon i mbyllur në vendin e katërt. Ishte më e mira që mund të bënit apo keni pengje?

Të them të drejtën, personalis­ht jam i kënaqur me paraqitjen që bëmë këtë sezon. E nisëm mirë vitin pavarësish­t ndryshimev­e të shumta në ekip. Gabuam disi në një periudhë të caktuar dhe më pas arritëm ta merrnim veten dhe të ishim brenda objektivit.

Po thoni se mund të bënit edhe më mirë?

Sigurisht që po. Ishim në vendin e parë pas një faze e gjysmë dhe rezultatet ishin mjaft të mira për ne. Por humbëm shumë ndeshje radhazi dhe nuk mundëm dot ta mbanim ritmin siç e nisëm sezonin. Të gjitha këto kishin një kosto.

Sipas jush, çfarë ndikoi te kjo periudhë gabimesh?

Mendoj se ishte eksperienc­a e paktë e disa lojtarëve. Ndryshimet e shumta që pësoi ekipi nga një sezon më parë, sollën në grup futbollist­ë të rinj që nuk kishin mjaftueshë­m eksperienc­ë për të qëndruar në majë. Plus kësaj, edhe presioni i vendit të parë te ta ishte më i madh. Nuk mundëm ta mbanim atë ritëm, ndoshta

edhe për shkak të fatit.

Gjithsesi, arritët që të kapnit sportivish­t Europën. A ju vjen keq që pavarësish­t kësaj nuk jeni pjesë e garës europiane?

Po, pa dyshim që po. Bëmë maksimumin, dhamë gjithçka që të ishim në Europë. Për fat të keq, vendimi vonoi dhe nuk ia dolëm dot. Por është e qartë nga të gjithë se na takonte të ishim neve në Europë dhe jo Laçi në vendin tonë. Gjithsesi, mbetemi besimplotë për të ardhmen.

Sa ndikoi shtyrja e vendimit të KAS për në 12 korrik?

Mendoj se ndikon shumë. Së pari, na la jashtë Europe këtë sezon.

Së dyti, nuk dimë se çfarë do të bëhet kur do të fillojmë përgatitje­t dhe a është data përfundimt­are 12 korriku apo do të ketë sërish një shtyrje tjetër. Jemi disi pa plan, por që klubi na ka thënë të kemi optimizëm dhe besim. Jemi duke vijuar programin individual për momentin.

Kjo shtyrje apo vonesë në vendim, ju bën të reflektoni për të ardhmen?

Të them të drejtën, unë jam pjesë e Skënderbeu­t dhe jam i lumtur që jam këtu. Kam biseduar me klubin dhe na ka dhënë besimin maksimal se do të mbyllet gjithçka në favorin tonë. Për këtë arsye nuk e vëmë në diskutim të ardhmen. Personalis­ht kam rinovuar edhe për një vit tjetër dhe besoj se ka qenë zgjedhja e duhur në bazë të pritshmëri­ve.

A ju ka tunduar ndonjë ofertë deri më tani?

Të them të drejtën, oferta kam pasur nga shumë ekipe. Por kam vendosur që të qëndroj besnik i Skënderbeu­t. Kemi biseduar me klubin dhe ajo që presim tani është vendimi i KAS për të ardhmen. Kemi besimin se do të jetë pozitiv, por po vonon disi. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse vjen ndonjë ofertë nga jashtë që klubit i intereson, nuk i dihet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania