Panorama Sport (Albania)

Nejmar do vetëm Barçën, ul pagën me 14 milionë €

Është gati të ulë pagën nga 36 në 22 milionë euro, Barça duhet të bindë PSG-në

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nejmar është gati për t’u rikthyer te Barcelona dhe do të bëjë gjithçka për të luajtur sërish përkrah Lionel Mesit. Mendon se skuadra katalanase është e vetmja që mund ta ndihmojë në këto momente të vështira të karrierës. Ai ka ndërmend të ulë pretendime­t ekonomike dhe rrogën vjetore për t’u rikthyer sërish te Barcelona. “Mundo Deportivo” shkruan se sulmuesi brazilian i PSG-së është gati të heqë dorë nga 14 milionë euro. Kjo do të thotë se te Barcelona do të ketë pagë vjetore 22 milionë euro në vit, ndërsa te PSG-ja paguhej 36 milionë euro. Një sakrificë, të cilën e bën për të gjetur qetësinë dhe stimujt e duhur në aspektin sportiv. Madje do të “sakrifikon­te” kaq shumë miliona euro vetëm që të argëtohej sërish në futboll dhe të linte pas problemet e shumta me shokët e skuadrës së Mbape dhe Kavani. Shkëndija e dashurisë mes tij dhe PSG-së nuk lindi kurrë për arsye nga më të ndryshmet, ku edhe dëmtimet e shumta patën ndikimin e tyre.

Po vij- Pavarësish­t vështirësi­ve të shumta që do të ketë ky transferim, Nejmar është i bindur se këtë sezon do të veshë fanellën e Barcelonës. Gazeta katalanase “Sport”, raporton se ai u ka shkruar një mesazh shokëve të tij në “Whatsapp” dhe u ka thënë se do të shkojë. “Rrini të qetë. Unë do të vij”, ishte mesazhi i tij për futbollist­ët e Barcelonës. Kjo është dëshira e madhe e tij, por në të vërtetë duhet të gjendet gjuha e përbashkët mes dy klubeve. PSG-ja kërkon 300 milionë euro për Nejmarin dhe nuk

ka ndërmend që të zbresë poshtë kësaj shifre, ndërsa Barça nuk ka ndërmend të ofrojë më shumë se 200, ose më saktë: 100 milionë dhe Kutinjon. Megjithatë, me hapjen zyrtare të merkatos, do të ketë zhvillime dhe palët do të bisedojnë për të arritur

një marrëveshj­e. Dëshira e lojtarit është shumë e rëndësishm­e në këtë aspekt dhe do të ndikojë për rikthimin e Nejmarit te Barcelona. Duket se ai është i gatshëm t’i plotësojë të gjitha kushtet që katalanasi­t i kanë vënë për ta rikthyer në skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania