Panorama Sport (Albania)

Toni Kros sulmon: Firma me Bajernin, gafa e karrierës

-

Mes Toni Kros dhe Bajernit të Mynihut nuk ka një raport dashurie dhe kjo faktohet sa herë ish-mesfushori i kampionëve të Gjermanisë flet për këta të fundit. Kros zbulon se ai është penduar që ka rinovuar me Bajernin në vitin 2010, pasi u rikthye nga huazimi me Leverkusen­in dhe beson se ka qenë me të vërtetë i nënvlerësu­ar në vitet e para të tij në klub. Gjermani luajti për 18 muaj i huazuar tek "aspirinat" (2008-2010), pasi nuk arrinte të gjente një vend titullari në skuadrën e parë të Bajernit. Por, ai firmosi rinovimin pas rikthimit në "Allianz Arena" dhe më pas u konfirmua një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe fitoi edhe Champions-in në vitin 2013. Pas Botërorit, ai vendosi të transferoh­ej te Reali i Madridit, duke zemëruar tifozët bavarezë, pas prezantimi­t në Spanjë me deklaratën: "Reali është një hap përpara kampionëve të Gjermanisë". Dhe në një film që dokumenton karrierën dhe jetën e tij, Kros thotë se ai është nënvlerësu­ar shpesh në vitet e tij të para në Mynih. "Më thoshin shpesh se sa i shkëlqyer isha dhe sesi po bëja gjithçka në mënyrën e duhur", tha Kros. "Por ende nuk arrija të luaja. Isha i bindur se meritoja më shumë. Fillimisht, nuk doja që të rikthehesh­a nga huazimi me Leverkusen­in. Kur firmosa rinovimin, 10 minuta më vonë u pendova. Teksa firmosja kontratën, Karl-Hainc Rumenige komentoi: 'Uau, tani ke një kontratë të shkëlqyer'. Ishte sikur po më thoshte: 'Kështu që duhet të luash pak më mirë'". Filmi dokumentar, i titulluar "Kros", pritet të transmetoh­et në Gjermani më 4 korrik dhe pasurohet edhe me dëshmitë dhe opinionet e njerëzve pranë Krosit gjatë karrierës së tij, përfshirë edhe drejtuesit e ishklubit të tij, Bajernit. Uli Hënes, presidenti i bavarezëve, thotë: "Toni është një lojtar i shkëlqyer. Por, nuk ka asnjë lojtar në botë që mund të bëjë gjithçka i vetëm. Ndonjëherë, klubi duhet të marrë vendime të vështira. Ky vendim (për ta lënë të shkonte te Reali) ishte i vështirë dhe ndoshta i gabuar, pa dyshim". Që kur firmosi për Realin, Krosi vijoi të shijonte suksese të tjera. Në këto pesë sezone, 29-vjeçari fitoi tri herë të tjera Champions-in, por edhe titullin kampion në Spanjë (2017). Ai rinovoi në "Bernabeu" në maj, kontratë e cila e zgjati bashkëpuni­min me madrilenët deri në qershorin e vitit 2023.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania