Panorama Sport (Albania)

Llullaku “luan” me dy porta, hyn në lojë Kukësi

Kërkon 15 mijë euro në vit, por negociatat vazhdojnë

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në... merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares, Azdren Llullakun, për të cilin janë futur në bisedime për ta afruar dy ekipet shqiptare. Burime të besueshme të "Panorama Sport" pranë kampit kuksian, pohojnë se kërkojnë shërbimet e 31-vjeçarit dhe kanë nisur...

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në... merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares, Azdren Llullakun, për të cilin janë futur në bisedime për ta afruar dy ekipet shqiptare. Burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë kampit kuksian, pohojnë se kërkojnë shërbimet e 31-vjeçarit dhe kanë nisur negociatat për ta bindur të firmosë me verilindor­ët për të paktën një sezon. Për hir të së vërtetës, duket një operacion i vështirë, por jo i pamundur, për më tepër që kosovari e ka pranuar se mund të luajë në futbollin shqiptar, duke lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen e tij. Nëse të kuqtë luajnë në Ligën e Kampionëve, kuksianët janë pjesë e Ligës së Europës, ndaj futbollist­in e josh jo pak Europa dhe duket një armë plus për të dyja këto ekipe. NGËRÇI

Burime të gazetës pohojnë se për momentin problem kryesor është ai i pagës së sulmuesit, e cila mund të bëjë që palët të mos arrijnë dot në një marrëveshj­e. Llullaku ka kërkuar një pagë prej 15 mijë eurosh në muaj, një shifër kjo e majme për futbollin shqiptar dhe vështirë se Kukësi mund t’ia plotësojë dëshirën. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Partizanin dhe skuadra që mund ta kënaqë ekonomikis­ht mund ta bëjë të vetin. Për momentin ky shihet si problemi i vetëm dhe vështirë se Llullaku mund të pranojë të afrohet për një shifër më të ulët. Megjithatë, në tavolinë është duke u diskutuar edhe një opsion tjetër, i cili mund të sjellë reduktimim e pagës, të paktën sa u përket nënkampion­ëve të Shqipërisë. Nëse palët do të bien dakord për një kontratë dyvjeçare, atëherë mund të ulen edhe pretendime­t ekonomike të mesfushori­t kuqezi, pasi për të paktën dy sezone, do ta kishte të garantuar një skuadër cilësore. Mbetet për t’u parë nëse në skenë do të dalë ndonjë alternativ­ë tjetër për të sjellë Llullakun në Kukës, por e rëndësishm­e është që palët janë ulur në bisedime serioze për të arritur në një marrëveshj­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania