Panorama Sport (Albania)

Suad Lici: Duam Markun dhe Shehin, ja plani për Vllazninë

"Do ndërtojmë skuadër të fortë, kemi kontaktuar Markun dhe Shehin"

- ADMIR URUÇI

Administra­tori i klubit të futbollit Vllaznia, Suad Lici, më në fund ka thyer heshtjen duke u shprehur se puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri vazhdon normalisht. Pavarësish­t se është përpjekur që të jetë i rezervuar në deklarimet e tij apo në daljet për mediat, Lici gjithsesi u ka dhënë një mesazh tifozëve shkodranë. Në prononcimi­n për "Panorama Sport", ai është shprehur se shumë shpejt do të formatohet edhe ekipi që do të përballojë Kategorinë Superiore. "Nuk kemi dashur që në çdo moment të punës sonë të themi po bëjmë këtë apo atë negociatë. Të jeni të bindur se po punojnë dhe po punojmë fort që të bëjmë një skuadër konkurrues­e. Për këtë kam besimin e plotë", u shpreh Lici.

BESIMI

Administra­tori ka besimin e plotë se Vllaznia do të jetë një skuadër e fortë dhe një ekip me potencial për sezonin e ardhshëm. Lici nuk e fsheh bindjen e tij për krijimin e një skuadre të mirë. Pavarësish­t se nuk shprehet me doza të larta euforie, ai pohon se lëvizjet kanë nisur. Ndërkaq, është e qartë se në Shkodër, ashtu si edhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë, sytë e drejtuesve të klubeve mbeten çfarë do të ndodhë me zgjedhjet lokale më 30 qershor. Vllaznia është një shoqëri aksionere e varur totalisht nga bashkia e një ndryshim i drejtimit të bashkisë së Shkodrës do të sillte jo pak probleme

edhe në ndërmarrje­n më të prekshme dhe më të ekspozuar të momentit, që është klubi i futbollit. "Dua që t'i garantoj të gjithë se me përzgjedhj­et që po bëjmë së bashku me drejtorin Firat, do të shikojmë një Vllazni shumë të mirë. Do të bëjmë një skuadër të denjë për emrin që ka. Për këtë duhet të presim edhe pak ditë. Shpresoj dhe besoj ta nisim punën sa më shpejt për sa u përket përgatitje­ve për sezonin e ri", vijoi administra­tori.

MERKATOJA

Në fund të deklarimit të tij, administra­tori Suad Lici u shpreh se ka një listë me lojtarë të kontaktuar. Lojtarë që së bashku me drejtorin sportiv, turkun Firat, i shkojnë përshtat Vllaznisë edhe në aspektin financiar. Ndërsa Lici për të parën herë shprehet se ka interesim të klubit për dyshen Marku e Dajan Shehi, por edhe me shumë të tjerë. "E theksova, po shikojmë dhe kontaktojm­ë me shumë lojtarë. Dy emrat e Markut e Shehut janë emrat që ne kemi kontaktuar. Lojtarë, që sipas drejtorit sportiv, janë të vlefshëm për ekipin tonë. Po ashtu janë kontaktuar edhe lojtarë të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Janë lojtarë me parametrat e duhur për ne. Shpresoj që të bëjmë më të mirën. Ndërsa shpejt do t'i japim një zgjidhje edhe emrit të trajnerit", deklaroi ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania