Panorama Sport (Albania)

Torasa Torasa “provokon” “provokon” që që në në start: start: Koha Koha ta ta fitoj fitoj derbin derbin me me Tiranën Tiranën

Ngosë i plotësojnë të gjitha kushtet, pëlqehet edhe portieri Sherri

- OLSI AVDIAJ

Dy javë më parë, klubi Tirana zyr tarizoi një tjetër futbollist nga Flamurtari. Bëhej fjalë për Agustin Torasën. Sulmuesi argjentina­s e ka nënshkruar marrëveshj­en që e bën pjesë të Tiranës për sezonin e ardhshëm me opsionin për të vazhduar bashkëpuni­min edhe me një tjetër vit. Torasa vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Ish-futbollist­i i Flamurtari­t do t'i bashkohet Tiranës në ditët e para përgatitor­e në muajin korrik. Edhe pse argjentina­si ka tre muaj që nuk prek top, pasi kalimi i tij në Kinë ka dështuar prej kohësh, ai është gati për sfidën e madhe si bardheblu. Torasa e njeh mirë kampionati­n shqiptar, teksa në të kaluarën, përveçse me Flamurtari­n, është aktivizuar me Partizanin. Madje, për argjentina­sin do të thotë kthim në kryeqytet, por në spondën tjetër të kryeqyteti­t, Tiranën. Për Partizanin dhe shumë të tjera, Agustin Torasa flet për herë të parë si bardheblu për "Panorama Sport".

Përse vendosët që të ktheheshit në Shqipëri? U larguat nga Flamurtari, por pranuat ofertën e Tiranës dhe do të qëndroni edhe një sezon.

Të them të vërtetën, vendosa të kthehem në Shqipëri për shumë arsye. Ama, kryesorja është se Shqipëria është një vend që më pëlqen shumë. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe më respektojn­ë shumë. Një vend i qetë ku mund të jetosh i lumtur dhe të kënaqesh. Më pëlqen edhe futbolli që luhet dhe tashmë jam mësuar.

Përse Tiranën dhe, për shembull, jo një skuadër tjetër. Kukësi, Partizani, Teuta... mund të kishit qenë shumë mirë?

Tirana ishte klubi që u interesua më shumë për mua. Diçka e veçantë, për më tepër që njoh trajnerin dhe filozofinë e tij të punës. Kjo është goxha për të pranuar ofertën e Tiranës.

Nga cilat skuadra të Superiores keni pasur oferta për këtë sezon?

Kam folur me shumë nga skuadrat e Kategorisë Superiore në Shqipëri. Pothuajse të gjitha të rëndësishm­et. Në këtë moment që jam i Tiranës, emrat kanë pak rëndësi.

Jeni larguar nga Vlora në një moment të vështirë. Keni diçka për të thënë dhe përse vendosët të iknit në mes të kampionati­t?

Në kohën kur isha në Vlorë kam dhënë maksimumin tim. Këtë e them për herë të parë. Jo se nuk e kam thënë në vend tjetër, por situata atje ishte delikate. Ama, njerëzit e klubit dhe qytetarët e Vlorës, në përgjithës­i, më kanë trajtuar në mënyrë të mrekullues­hme. Ika nga Vlora për atë problem që e dinë të gjithë (u referohet rrogave). Shkoi ashtu, por vlonjatëve dhe klubit u jam

mirënjohës.

A keni mbyllur gjithçka me Flamurtari­n dhe kur do të jeni në Tiranë?

Duhet të mbyll disa probleme personale dhe më pas do të jem gati për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Çfarë prisni nga aventura me Tiranën. Do të luani në klubin më të titulluar shqiptar...

Do të jetë një aventurë e bukur. Nga kjo aventurë pres gjëra të mëdha. Shpresoj që të ndërtohet një grup shumë i mirë ku të punohet qetë. Dua që unë dhe skuadra të arrijmë objektivat e klubit

dhe të tifozëve, si dhe të kënaqim përkrahësi­t tanë që duan trofe.

Ju kanë thënë që te Tirana kënaqen me shumë dhe e pakta është fitorja e kampionati­t. Të jesh i dyti është zhgënjim?

E di. Tirana është një klub me shumë histori. Detyra jonë është që ta çojmë dhe ta lëmë Tiranën në vendin më të lartë të renditjes në fund të kampionati­t. Është një sfidë e bukur që do ta zbulojmë në fund të kampionati­t.

Keni një premtim për tifozët, të cilët duan gjëra të mëdha këtë sezon?

Tifozëve mund t'u them që impenjimi im do të jetë maksimal dhe se do të arrijmë objektivat e klubit.

Do të luani kundër Partizanit, skuadrës rivale të Tiranës. Keni qenë i kuq, tani jeni bardheblu dhe duhet të fitoni derbin?

Te Partizani kam shumë miq. Më kanë trajtuar shumë mirë dhe në mënyrë speciale. Do t'u jem gjithmonë mirënjohës, por jam një profesioni­st. Nga sot mbroj ngjyrat e Tiranës dhe do të mundohem të bëj më të mirën e mundshme për këtë skuadër, duke fituar edhe derbin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania