Panorama Sport (Albania)

Sherri, dëshira e vjetër e bardhebluv­e për portën

-

Alen Sherri, një ide bardheblu. Po, është më se e vërtetë. Për momentin, bardheblut­ë po shohin në treg për portier. Kanë testuar dhe vëzhguar disa nga "gardianët" e Kategorisë së Parë dhe Superiore dhe sytë kanë mbetur tek Alen Sherri. Një lojtar shumë i fortë dhe me të ardhme të madhe. Ai ka luajtur 1870 minuta në Kategorinë e Parë gjatë 21 ndeshjeve me Vllazninë. Ekspertit të portierëve te Tirana, Emanuel Egbosë, i ka pëlqyer ky gardian kur bardheblut­ë luanin kundër Vllaznisë sezonet e kaluara dhe klubi kryeqyteta­s pritet të nisë ofensivën për këtë futbollist, që Tirana ta bëjë shumë shpejt të vetin. Pritet të ketë lëvizje edhe këtë sezon, sepse ai mund të jetë portieri i së ardhmes te bardheblut­ë. Alen Sherri është një emër për të cilin flitet prej kohësh. Të gjithë ata që e kanë parë të stërvitet dhe të luajë, thonë se është talent i madh. Portier, 21 vjeç, thuajse 2 metra i gjatë, prej 6 vitesh pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë, që në sezonin 20142015 dhe 2015-2016 ka luajtur edhe 10 ndeshje si titullar në Superiore, tani është i padiskutue­shëm në portën e Vllaznisë. E kërkuan klube të huaja, u provua edhe te Roma, i vëzhguar dhe i pëlqyer nga një mjeshtër si Valter Sabatini, por nuk u bë asgjë për çështje dokumentac­ioni dhe financiare. Madje, u fol edhe për një kalim në Itali, te Savona, por nuk qe e thënë. Tani Sherri është titullar i padiskutue­shëm, ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet dhe prej kohësh ka rënë në sytë e bardhebluv­e, që e kanë piketuar si pasardhësi­n e Ilion Likës te skuadra bardheblu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania