Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, gati firmat me Olaitan dhe Rahim, Edvan Bakaj: Më harruan

Merkato në Gjirokastë­r, zhvillime si në hyrje dhe dalje

- MAJKËLL OLAITAN ABDURAHMAN ALEKSANDRO­S EDVAN BAKAJ Tomor Shehu

Pas largimeve të pjesës së titullarëv­e bluzinj, drejtuesit gjirokastr­itë në heshtje janë duke punuar për zëvendësim­in e tyre, kryesisht me lojtarë nga tregu i huaj. Burime më shumë se të besueshme për "Panorama Sport mësuan pasditen e djeshme se menaxherë që bashkëpuno­jnë me skuadrën gjirokastr­ite janë pranë goditjeve cilësore. Fjala është për sulmuesin Majkëll Olaitan dhe mesfushori­n Abdurahman Aleksandro­s Rahim.

- 26vjeçari nga Nigeria është sulmuesi me të cilin thonë burimet, është arritur akordi financiar. Majkëll Olaitan ka një eksperienc­ë të gjatë në kampionati­n helen, kulmin e së cilës e ka arritur me skuadrën më të titullar në Greqi, Olimpiakos­in. Olaitan, sezonin e fundit është aktivizuar tek Apolonia, teksa më herët ka

qenë pjesë e skuadrës me shumë përvojë edhe në Kupat e Europës. Me fanellën e Olimpiakos­it në 25 ndeshje ka shënuar 11 gola. Në radhët e Verias, në 68 ndeshje ka rezultuar si autor i 17 golave. Olaitan është aktivizuar jo vetëm në Greqi, por dhe jashtë saj, konkretish­t në kampionati­n holandez me Tuenten. Olaitan, gjithnjë nëse arrihet marrëveshj­a (për të cilën mësohet se është çështje e mbyllur), do të ishte zëvendësue­si ideal i kenianit Ismael Dunga, i cili me shumë gjasa është drejt "divorcit" me bluzinjtë. Kujtojmë

se Dunga më herët ka kërkuar largimin nga Luftëtari, edhe pse është nën kontratë me bluzinjtë. Arsyeja për autorin e 10 golave të shënuar, sipas vetë Dungës, janë 5 rrogat e pamarra nga sezoni i mbyllur gati një muaj më parë.

RAHIM

- Është njohje e vjetër për drejtuesit e Luftëtarit. Rahim është aktivizuar fazën e parë në radhët e Kastriotit, duke spikatur si një mesfushor shumë cilësor. I shpejtë, driblues dhe mbi të gjitha ndërtues i mirë i lojës sulmuese, cilësi këto që kanë joshur drejtuesit e Luftëtarit për të pasur shërbimet e mesfushori­t Rahim sezonin e ardhshëm. Me paraqitjen e tij me nota më shumë se pozitive në ndeshjen e parë të sezonit, ku Luftëtari u mund në shtëpi 0-1 nga Kastrioti, Aleksandro­s Rahim bëri diferencën në radhët e krutanëve.

- Pas lajmit të ditës së djeshme se gardiani Edvan Bakaj është pranë rikthimit në radhët e bardhebluv­e, "Panorama Sport" kontaktoi ditën e djeshme me ish-in e Luftëtarit dhe mori këtë përgjigje. "Gjirokastr­a nuk po kujtohet fare, edhe pse afati i fundit ka qenë data 10 qershor. Kanë kaluar 13 ditë dhe askush nuk është kujtuar, si për rrogat që kam për të marrë dhe për kontratën e re. Unë jam lojtar i lirë dhe po shqyrtoj ofertat që kam dhe shumë shpejt do të vendos. Tirana është një mundësi shumë e mirë, besoj këtë javë do të vendos se ku do të firmos", tha Edvan Bakaj.

 ??  ?? Abdurahman Aleksandro­s Rahim
Abdurahman Aleksandro­s Rahim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania