Panorama Sport (Albania)

Tirana ia kalon “topin” Ngosë

Anglezit do t'i falen gjobat, tani është ai që duhet të firmosë me bardheblut­ë

- OLSI AVDIAJ

Tirana do t'i plotësojë të gjitha dëshirat Majkëll Ngosë që ta mbajë në ekip. Një burim pranë klubit Tirana bëri me dije për "Panorama Sport" se Tirana e konsideron të vetin lojtarin Majkëll Ngonë. Sipas drejtuesve të klubit, lojtari do të mbahet me çdo kusht. Në këtë linjë, Ngosë do t'i plotësohet kërkesa financiare që ka për sezonin e ri futbollist­ik. Edhe problemet e mëparshme do të harrohen, madje sulmuesit do t'i falet edhe gjoba që ka me historinë e Ardian Memës. Shkurt, Majkëll Ngosë do t'i plotësohet çdo dëshirë dhe tani është në dorë të anglezit të vendosë nëse do të firmosë apo jo me Tiranën. Pra, topi është në fushën e Majkëll Ngosë, nëse do të jetë bardheblu, apo jo. Lojtari e pranoi se nuk ka firmosur me bardheblut­ë, pasi si klubi dhe ai nuk është gati. Gjithsesi, tani në Tiranë anglezi do të gjejë një tjetër lojtar që do ta rivalizojë. Bëhet fjalë për Ismael Dungën, futbollist­in që do të merret nga klubi Tirana për faktin e thjeshtë që të rivalizojë anglezin e sulmit bardheblu.

E KALUARA - Gjatë largimit nga Shqipëria, Majkëll Ngo është njohur edhe me një dënim të vënë nga klubi muaj më parë. Pas sherrit me Memën ku qëndroi një muaj jashtë ekipit, Ngo është gjobitur edhe rreth 4000 mijë euro. Anglezi e ka marrë vesh këtë gjatë largimit nga Shqipëria. Gjithsesi, presidenti Refik Halili që mbahet si tolerant në këto raste, ia ka falur këtë ndëshkim anglezit. Sulmuesit i është ofruar rinovimi i kontratës

me Tiranën, gjë që parimisht është arritur. Gjithsesi, për firmën duhet pritur kthimi i anglezit. Ngo pritet të marrë rritje rroge, ndonëse zyrtarisht nuk ka asgjë të sigurt nëse anglezi do të firmosë apo jo për sezonin e ri. Aktualisht, Majkëll Ngosë i ka përfunduar

kontrata dhe mund të firmosë me çdo skuadër tjetër. Majkëll Ngo është prej dy sezonesh pjesë e Tiranës. Ai ka shënuar 10 gola këtë sezon. Gjashtë gola i ka shënuar në Kupën e Shqipërisë, ndërsa katër të tjerë i ka realizuar në Kategorinë Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania