Panorama Sport (Albania)

Rroga dy mijë € te Flamurtari, Pollozhani i telefonon Irizit

Zbardhet biseda mes kapitenit dhe administra­torit

- E ARDHMJA SITUATA Ermal Sika

Artim Pollozhani telefonon Sinan Idrizin. Pagat dhe e ardhmja mësohet se kanë qenë në qendër të bisedës mes Idrizit dhe Pollozhani­t. Por shkak i telefonatë­s, më shumë se situata që po kalon klubi vlonjat, është bërë shkrimi i pak ditëve më parë i "Panorama Sport", ku pasqyrohes­hin pagat e lojtarëve. Diferenca e pagave duket se ka bërë "xheloz" kapitenin Pollozhani, i cili nuk ka nguruar që t'i telefonojë administra­torit Idrizit. "President, po çfarë ishin ato pagat?

Kaq pak e paskam unë rrogën në muaj?", mësohet se i ka thënë Pollozhani Idrizit. Kujtojmë se nga lista e disponuar nga gazeta, Pollozhani rezulton se e ka pagën mujore 2 mijë euro në muaj, aq sa Ribaj, Sukaj dhe Useini. Ndërsa Torasa,

Alvesh dhe Bushiç, janë më të paguarit me nga 5 mijë euro në muaj. Kjo duket se ka sjellë edhe reagimin e kapitenit Pollozhani, që ka telefonuar Idrizin. "President, kaq pak e paskam unë rrogën?", ka qenë ajo çka Pollozhani i ka thënë Idrizit. Por, burime pranë administra­torit të Flamurtari­t, konfirmojn­ë për "Panorama Sport" se Idrizi e ka kaluar me sportivite­t këtë moment, teksa i ka thënë se Pollozhani është në planet e klubit për sezonin e ri. "Pollozhan, mos u

merr me gazetat! Je në planet e Flamurtari­t për sezonin e ri", i ka thënë Idrizi kaptenit.

Kapiteni Artim Pollozhani i ka kërkuar administra­torit Sinan Idrizi shpjegime për situatën aktuale. Pollozhani e ka pyetur Idrizin se çfarë po bëhet me problemati­kat dhe a po zgjidhet situata financiare e klubit. "Çfarë bëhet andej nga Vlora, a po zgjidhen problemet? Si do të shkojë kjo çështje dhe çfarë do të bëhet për sezonin e ri?" Këto mësohet se kanë qenë disa nga pyetjet që Pollozhani i ka drejtuar Idrizit. Nga ana e tij, Idrizi i ka thënë kapitenit se situata do të zgjidhet dhe se i njeh të gjitha detyrimet ndaj lojtarëve dhe stafit. "Unë i njoh të gjitha detyrimet që kam ndaj lojtarëve dhe stafit teknik. Kështu që e përsëris që do t'i merrni pagat që keni, pasi keni një kontratë me klubin", ka thënë administra­tori.

Vetëm katër lojtarë janë në kontratë me Flamurtari­n. Të gjithë lojtarëve që sezonin e mbyllën në Vlorë u ka përfunduar kontrata. Të vetmit që kanë kontratë me klubin janë katër lojtarë të akademisë. Mbrojtësi Arbër Beqaj, si dhe sulmuesit Amarildo Rrapaj, Ardit Ziaj, si dhe Ariel Muçollari, janë të vetmit futbollist­ë nën kontratë që ka klubi aktualisht. Një mbrojtës dhe tre sulmues, këta janë të vetmit lojtarë të Flamurtari­t. Asnjë në portë dhe mesfushë. Në këto kushte, për sezonin e ri, klubit i mbetet ta nisë nga e para punën, por për momentin çdo gjë është në "ajër" në Vlorë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania