Panorama Sport (Albania)

Melo: S'e kemi frikë Karabakun

Në një prononcim për mediat azere, 24-vjeçari ka pohuar se "demat" besojnë te suksesi

- ILIR CARA

Uilliam Kardozo Melo është për forcimi i parë i Partizanit në merkaton e verës dhe pas hedhjes së shortit për Champions-in, braziliani­t i bie që pas një viti të luajë sërish ndaj Karabakut. Një vit më parë Melo ishte pjesë e Kukësit ku kampionët e Azerbajxha­nit i eliminuan pas barazimit 0-0 në Shkodër dhe fitores 3-0 në Baku. 24-vjeçari ka dhënë një intervistë për "azerisport.com", ku ka pohuar se Partizani e respekton Karabakun, por nuk e kanë frikë. Sipas Melos, të kuqtë po përgatiten për të dhuruar futboll të bukur dhe për të marrë rezultatin e duhur.

Braziliani u ka deklaruar azerëve se në kampin e kuq e njohin kundërshta­rin dhe shpreson që humbjen që pësoi me Kukësin një vit më parë, ta kompensojë këtë radhë me një sukses si pjesë e Partizanit.

Riktheheni sërish me klubin tuaj në Karabak...

Po, sipas mendimit tim, ky është një short i mirë. Jam i lumtur që do të luaj përsëri kundër Karabakut.

A mendoni se klubi juaj ishte me fat nga shorti apo prisnit më shumë? Nuk i zgjedhim ne kundërshta­rët. Duhet të luash me atë që të vë shorti. Pra, do të luajmë ndaj Karabakut.

Vitin e kaluar erdhët në Baku si pjesë e një klubi tjetër shqiptar, Kukësit. Sigurisht, ti di më shumë se të gjithë të tjerët te Partizani rreth Karabakut...

Ne e njohim mirë kundërshta­rin, ky është një ekip shumë i mirë. Mbaj mend atë ndeshje në të cilën kemi humbur. Unë shpresoj që këtë herë Partizani do ta mundë Karabakun.

A mendoni se skuadra juaj do ta kalojë Karabakun?

Ne jemi duke u përgatitur për këtë. Ne duam të tregojmë një futboll të mirë në të dyja ndeshjet dhe të shkojmë në turin tjetër.

Sipas mendimit tuaj, a ka Partizani ndonjë avantazh ndaj kundërshta­rit?

Jo, nuk dua të flas se cili klub është favorit në këtë përballje. Ne thjesht duam dhe besojmë se do të tregojmë një lojë të mirë kundër Karabakut.

Ndeshja e parë luhet në Tiranë. A është ky një motivim për ju?

Sigurisht që është mirë. Ne do të luajmë para tifozëve tanë dhe do të provojmë që të fitojmë.

A keni frikë nga një rival që ka përvojë në Champions dhe Ligën e Europës?

Ne e respektojm­ë Karabakun, por nuk kemi frikë. Ne e dimë forcën tonë dhe shpresojmë për më të mirën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania