Panorama Sport (Albania)

Kallaku premton besnikëri: Teutën e kam në zemër, respektoj kontratën

Mesfushori i bashkohet sot skuadrës në kampingun në Bullgari

- Ku do e shohim Kallakun Zamir Qypi

Mesfushori i Teutës dhe njëkohësis­ht kapiteni i Kombëtares U-21, Sherif Kallaku, konfirmoi edhe një herë se do të respektojë kontratën me klubin durrsak. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", mesfushori ka pohuar se është totalisht i fokusuar te përgatitje­t për dy ndeshjet në Ligën e Europës me letonezët e Ventspils.

Sherif, si është gjendja juaj pas operacioni­t të kryer?

Gjendja është e mirë, pasi operacioni ishte i lehtë për lirimin e sinuseve në anën e majtë të hundës. Tani ndihem mirë dhe jam gati t'i bashkohem ekipit në Bullgari.

Është përfolur ditët e fundit për një kalim të mundshëm te Partizani. Si qëndron e vërteta?

Unë kam kontratë me Teutën dhe për sezonin e ri, të cilën do ta respektoj deri në fund. Gjërat e tjera i di klubi dhe presidenti Hasanbelli­u. Ndaj, nuk është se më tërheq ideja për t'u larguar nga Teuta, por dua të jap më të mirën për këtë ekip, duke filluar nga pjesëmarrj­a në Ligën e Europës.

Kur priteni të bashkoheni me Teutën në Bullgari?

Këtë javë jam stërvitur në Durrës për të mos humbur formën time dhe nga fillimi i javës do të jem pjesë e ekipit në Bansko, ku do të vijoj përgatitje­t me grupin për dy ndeshjet ndaj Ventspils.

A jeni të kënaqur me atë qe keni bërë në sezonin e fundit në Durrës?

Unë nuk jam i kënaqur asnjëherë me veten. Besoj se duke punuar shumë, një ditë do të kënaqem, por vetëm me punë dhe regjim, do arrihet gjithçka. Shpresoj dhe besoj që sezonin e ri të jem akoma edhe më mirë, pasi po stërvitem shumë.

sezonin e ri, do të vijoni te Teuta?

Do më shikoni te Teuta, ekipi im i zemrës, skuadra që më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe emocione. Unë e ndiej veten durrsak dhe do bëj ç'është e mundur për Teutën dhe sportdashë­sit durrsakë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania