Panorama Sport (Albania)

Merkatoja në Ballsh nis nga rikthimi i të huazuarve

- Erjon Saliu

Lojtarët që kthehen nga huazimi Bylisi do të zbresë në fushë më 1 korrik, ndërkohë që këtë javë do të përcaktohe­n edhe lojtarët që nënshkruaj­në. Këtu futen rinovimet, lojtarët që u ka mbaruar kontrata dhe afrimet e reja që priten rishtas këtë sezon në Ballsh. Te Bylisi janë mësuar 3 emrat e parë që do të bëhen pjesë e skuadrës. Bëhet fjalë për 3 futbollist­ë të rinj. Sadik Çela, që luan si mbrojtës i majtë, Ervis Kasaj, mesfushor qendre, si dhe mesfushori me tipare sulmuese, Jurgers Liçkollari. Të tre lojtarët nuk janë emra të panjohur për ballshiotë­t. Verën e shkuar u afruan Kasaj nga Butrinti dhe Sadik Çela nga Greqia. Të dy u pikasën nga drejtuesit e Bylisit gjatë seleksioni­meve me kombëtaret e moshave. Ata janë nga 19 vjeç dhe premtojnë shumë dhe janë pjesë e strategjis­ë së Bylisit. Si Çela ashtu edhe Kasaj kanë qenë edhe në pjesën e parë të sezonit të shkuar me Bylisin, por në janar u huazuan te Vora, ku edhe luajtën si titullarë. Jurgersi Liçkollari, një lojtar që ka qenë edhe pjesë e Shpresave, ku ka spikatur me Pogradecin, aty ku ka debutuar që në moshën 16-vjeçare në Kategorinë e Parë. Të tre lojtarët në datën 1 korrik do të rreshtohen me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të bëhen pjesë e grupit të trajnerit Dovedan. Përveç rikthimit të tre të huazuarve, janë planifikua­r edhe 5-6 afrime për ta përforcuar grupin që e ngjiti Bylisin nga Kategoria e Parë në Superiore. Lojtarë me eksperienc­ë në elitë, por edhe në Kategorinë e Parë, pritet të firmosin në Ballsh. Deri më tani vetëm nigeriani Antoni ka rinovuar, ku për 3 sezone do të jetë pjesë e Bylisit. Por, edhe Doksani me Bytyçin janë vetëkonfir­muar si pjesë e ballshiotë­ve, ndonëse u ka mbaruar kontrata. Ndërkohë, mund të ketë edhe largime, ku deri më tani është konfirmuar sulmuesi afrikan Kofi Doseh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania