Panorama Sport (Albania)

Laçi “shqetëson” Kukësin, dominon dhe fiton në miqësore

-

Një miqësore të luftuar deri në fund kanë zhvilluar sot në Librazhd Kukësi me Laçin. Në kuadër të përgatitje­ve për Europa League, ekipet respektive testuan edhe një here të tyret për t’u dhënë dorën e fundit përgatitje­ve. Ekipi i Laçit nuk kurseu për asnjë minutë grintën duke dashur të marrë maksimumin në çdo aspekt. Mjaft aktiv është parë dhe tekniku Starova që për asnjë çast nuk ka qenë i qetë, edhe atëherë kur ndeshja ishte drejt përfundimi­t dhe ekipi i tij ishte në avantazh prej dy golash. Ekipet kishin hedhur në fushë formacioni­n e tyre bazë për t’ua lënë pjesën e dytë zëvendësue­sve të rinj. Minutat e para janë totalisht të barabarta, pasi skuadrat e përqendroj­në lojën e tyre në mesin e fushës. Raste sporadike deri në fund të pjesës së parë ku bëhet goditja e parë drejt portës nga laçianët, të cilët tentojnë kuadratin me Naubuese, por pa ndonjë rrezik të madh. Sinjal japin dhe verilindor­ët që krijojnë, por Rroca nuk arrin të bëhet i rrezikshëm. Kështu mbyllet fraksioni i parë, pa shumë histori. Starova për asnjë moment nuk ngurron të japë këshilla, por edhe tërheqje vërejtjeje për të tijtë, më së shumti me Xhixhën, tek i cili kërkon që të jetë më i shkathët dhe i shpejtë në aksionet që krijohen. Ndërsa Gjoka në pjesën e parë studioi më së shumti skemat që kërkon të implemento­jë, duke dhënë ndonjë këshillë të vogël nën zë për nënkampion­ët. Fraksioni i dytë e shton vrullin, sidomos për laçianët, që me zëvendësim­et e bëra janë më agresivë. Sulme të njëpasnjës­hme që vënë poshtë ekipin e Gjokës dhe afrojnë golin, i cili vjen nga stoli. Sapo hyn në fushën e blertë, Rufolf Turkaj merr një top në minutën e 61-të nga e djathta, të cilin me mjeshtëri e dërgon në rrjetë duke qetësuar disi Starovën. Turkaj pas golit blindon mesfushën me grintën e tij duke u kthyer në pikë referimi për lojën sulmuese të Laçit. Verilindor­ët mundohen të krijojnë dhe të çajnë kundërshta­rin, por pa forcën e duhur. Momenti është sërish për laçianët të cilët krijojnë dhe gjejnë golin përsëri. Është Deliu në minutën 72’ kësaj radhe që godet një top në perfeksion, duke lënë të habitur dhe portierin kundërshta­r, i cili nuk kishte fushëpamje­n e duhur dhe thjesht shoqëron me sy topin për në rrjetë. Dhe pse në disavantaz­h të dy golave, Gjoka ka një qetësi të akullt duke mos u shqetësuar aspak, por duke mbajtur shënime bashkë me ndihmësin e tij. Deri në vërshëllim­ën e fundit, trajnerët respektivë hedhin në fushë të gjithë lojtarët e grumbullua­r duke u dhënë të gjithëve minu

ta në dispozicio­n. Olsi Teqja është parë që në pjesën e parë duke çaluar disi dhe herë pas here bënte shenjë nga pankina se nuk ndihej mirë, por gjithsesi ka vazhduar të luajë gjithë pjesën e parë. Shameti, pavarësish­t se ka qenë i grumbullua­r, thjesht është stërvitur

i diferencua­r me vrap të lehtë në fillim të ndeshjes dhe më pas e ka ndjekur takimin nga stoli. Pas ndeshjes, teksa laçianët u janë drejtuar dhomave të zhveshjes, kuksianët kanë vazhduar edhe për disa minuta vrapin e lehtë në gjysmëfush­ën e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania