Panorama Sport (Albania)

Vuajti mbipeshën, Thaçi: Këtë vit po marr masa

“Boll me premtime boshe, rikthimi në elitë është detyrim”

- FERIZ FERIZAJ

Kur erdhi te Besa, Bler Thaçin nisën ta etiketojnë si pasardhësi­n e Bernard Berishës. Kishte cilësi dhe teknikë, e megjithatë hovin e tij e ndali një dëmtim i rëndë që mori në të dytin sezon. E megjithatë, mesfushori nuk dorëzohet. Ai është i bindur se ky vit do të sjellë shpërthimi­n e tij me fanellën verdhezi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori shpjegon se bashkë me kosovarët e tjerë (Shaljani, Krasniqi e Zeqiri) ndodhen në vendlindje dhe në pritje të startit të sezonit të ri. “Pavarësish­t se sezoni ka mbaruar para 2 muajsh, ne nuk po pushojmë. Po stërvitemi individual­isht, pasi duam që të jemi në top-formë për nisjen e kampionati­t. Vjet për shkak të një dëmtimi fitova disa kile dhe isha mbipeshë, gjë që dha efektet e veta përgjatë kampionati­t. Që të mos ndodhë përsëri kjo, këtë periudhë nuk po u ndahem vrapimeve, ushtrimeve çdo ditë, në mëngjes e në mbrëmje. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe Krasniqi, Shaljani e Zeqiri. Stërvitemi, që kur të nisë faza përgatitor­e të na gjejë në gjendje sa më të mirë”, thotë Thaçi, që me padurim pret t’i bashkohet ekipit.

OBJEKTIVI - Mesfushori beson te ngjitja, megjithatë ka një këshillë për ekipin dhe jo vetëm. Ai thekson se ka ikur koha e premtimeve dhe deklaratav­e boshe, pasi tashmë

është kthyer në detyrim ngjitja në elitë. Kosovari mendon se do të ishte realisht turp nëse edhe për një tjetër sezon, nuk do të realizohej misioni madhor. “Është e vërtetë që mjaftoi një ndeshje e Besa sërish mbeti jashtë Superiores. Kjo nuk e justifikon aspak dështimin tonë, pasi kurrsesi s’duhet t’i kishim lënë fatet e sezonit në dorë të vetëm një ndeshjeje. Flas shpesh me presidenti­n Bizhdili e trajnerin Magani dhe jam në koherent të çdo lëvizjeje te Besa. Personalis­ht, mezi po pres t’i bashkohem ekipit me bindjen se premtimet nuk na lejohen më dhe se tifozët duan vetëm veprat tona. Nuk duhet të premtojmë Superioren sikurse bëmë këto 4 vite, por të djersijmë fort që këtë objektiv ta shijojmë e ta prekin tifozët javë pas jave. Pas 5 vitesh në Kategorinë e Parë do të ishte vërtet turp nëse sezoni në prag nuk do të ishte i gjithi i yni që nga java e parë. Nga bisedat me presidenti­n kam mësuar se kushtet e stërvitjes dhe fushës do rregullohe­n, ndaj them me bindje se me tërë këto kushte, ku fus dhe akomodimin si turist, është e pafalshme, madje faj nëse do ta çojmë ndërmend dështimin”, përfundoi 19-vjeçari.

 ??  ?? Bler Thaçi, mesfushori 19-vjeçar i Besës
Bler Thaçi, mesfushori 19-vjeçar i Besës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania