Panorama Sport (Albania)

Nga elita për elitën, Mërgjyshi me mision

- Bujar Rama

Emërimi i Artan Mërgjyshit në krye të Apolonisë ka rikthyer shpresën në Fier. Ai është i fundit trajner që ka drejtuar Apoloninë në elitë dhe vjen me të njëjtin mision. Bardhejesh­ilët nuk kishin qëndruar kaq gjatë në Kategorinë e Parë, pasi ky është i pesti sezon radhazi. Ishte 90vjetori i themelimit të klubit e fundit herë që militonin në mesin e më të mirëve, ndërsa tani kërkohet ngjitja në kuadër të 95-vjetorit. Dhe rastësia bën që në krye të jetë i njëjti “timonier”. Pakkush si ky trajner mund ta merrte përsipër këtë sfidë, por fakti që ia njeh “huqet” dhe vlerat Apolonisë nuk e mendoi dy herë dhe vendosi që të pranonte ofertën e drejtuesve. Mërgjyshi e ka drejtuar këtë ekip në kufij të dy kompeticio­neve më herët: dy fazat e fundit të sezonit 2014-2015 në Superiore dhe një edicion të plotë pasardhës në Kategorinë e Parë. Apolonia asokohe luftonte “dhëmbë për dhëmbë” me Luftëtarin deri në fund të fazës së dytë. Sezoni 2015-2016 ka qenë ndër më të bukurit ndër vite i kësaj “serie” në të Parën. Garë e hapur, e fortë dhe e ndezur sportivish­t mes tri ekipeve të denja: Luftëtarit, Apolonisë dhe Pogradecit. E megjithatë, një barazim i “thatë” në javën e 18-të përballë gjirokastr­itëve u prishi llogaritë. Luftëtari e Pogradeci nisën shkëputjen, ndërsa fierakët u dorëzuan, aq sa në 7 javët e fundit regjistrua­n vetëm 1 barazim dhe 6 humbje, duke mbyllur kampionati­n në vendin e tretë. Përtej retrospekt­ivës, Apolonia e Mërgjyshit të atij sezoni ka shënuar rekordin historik, unik të të gjitha kohërave: 8 fitore rresht (javët 10-17), golat: 21-4. Dhe përmbledhj­a e deklaratës së trajnerit të ri që pas rikthimit në Fier ishte: “Nuk kemi çfarë të fshehim, duam Superioren dhe Apolonia di të përballojë trysni dhe konkurrenc­a të tilla”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania