Panorama Sport (Albania)

Bojom, Bojom, drejt drejt “divorcit” “divorcit”

Klubi mund t’i japë viston, pasi po tenton që të bazohet te lojtarët vendës

- BUJAR BALLIU

Edi Nikolas Bojom er dhi me shumë “bujë” në merkaton e janarit te krutanët. Në një kohë të shkurtër, kamerunasi arriti të përshtatej me skuadrën dhe të siguronte vendin e titullarit, duke u bërë një pjesë e rëndësishm­e në formacion. Kontrata e qendërmbro­jtësit përfundon në verën e ardhshme, por gjasat janë që mes tij dhe klubit të kemi një mbyllje të parakohshm­e të marrëveshj­es. Por, nuk përjashtoh­et as opsioni i rishikimit të saj, pasi në një nga klauzolat ishte e parashtrua­r qartë se do të ndryshonin termat nëse ekipi nuk do të binte nga kategoria. Janë disa pika që Kastrioti kërkon t’i ndryshojë pas rënies në Kategorinë e Parë, ndërsa vetë 30-vjeçari ka shprehur dëshirën për shkëputje të kontratës me mirëkuptim. Kjo, pasi preferon që të mos luajë në inferiore. Nëse e lënë të lirë, Kastrioti nuk është se humbet shumë, përkundraz­i kursen parà. Vlen të kujtojmë se Bojom paguhej realisht shumë dhe me atë shifër, klubi fare mirë mund të mbulojë dy-tre elementë cilësorë

që do t’i shërbenin në Kategorinë e Parë. Megjithatë, mbetet të shihet sesi do të veprohet. Duke qenë se është nën marrëveshj­e, nuk përjashtoh­et mundësia që të mbetet në fuqi e njëjta kontratë dhe rrjedhimis­ht lojtari të jetë pjesë e organikës edhe sezonin e ri. Por, kur dihet që në planet e klubit është reduktimi i numrit të të huajve, mund të kthehet në një “bonus” edhe për Bojom, i cili po pret të mbyllë me konsensus marrëveshj­en me klubin.

STRATEGJIA - Edhe pse nën kontratë me Kastriotin, shumë prej lojtarëve janë vënë në “lupën” e klubeve shqiptare e të huaja. Paraqitja e mirë që bënë në dy faza ka rritur ndjeshëm “pjacën”. Të luajnë në Kategorinë e Parë do të ishte një hap pas për ta, edhe pse marrëveshj­a që kanë me klubin e bën të pamundur

largimin, të paktën nëse drejtuesit nuk japin “viston”. Këta të fundit nga ana e tyre janë në pritje të ofertave më të mira dhe nuk kanë ndërmend që të lënë lojtarët të lirë pa përfituar financiari­sht. Për çdo futbollist do të paguhet vlera e kartonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania