Panorama Sport (Albania)

Hazard mahnit madrilenët, kalimi te Reali erdhi në kulmin e karrierës

Statistika­t tregojnë se Florentino Perez e bleu kur duhej

- TOP 5-

A duhet të transferoh­ej më parë Hazard te Reali i Madridit? A bëri mirë skuadra spanjolle që e bleu mesfushori­n belg në këtë merkato? Sigurisht që këto pyetje do të marrin përgjigje në fundin e sezonit që do të luhet, por për momentin shifrat e konfirmojn­ë diçka të tillë. Statistika­t thonë se Florentino Perez nuk e ka transferua­r Eden Hazardin, as herët dhe as vonë. E ka transferua­r në kohën e duhur. Belgu ishte i pari në listën e dëshirave për Realin e Madridit dhe erdhi në “Bernabeu” në momentin më të rëndësishë­m të karrierës së tij. Duket se tani ka arritur kulmin dhe numrat tregojnë se ka zhvilluar kampionati­n më të mirë në aspektin personal në Premier Ligë. Perez e shndërroi atë në lojtarin më të shtrenjtë të historisë së Realit të Madridit dhe nga Londra po vjen një lojtar me shifrat më të mira në aspektin e golave (16 ashtu si në sezonin 2016-2017) dhe asisteve (15 në një sezon të vetëm në Premier Ligë). Shuma e të dyjave është 31, që do të thotë se belgu ka marrë pjesë në 31 gola. Ka arritur në një pikë që më parë nuk e kishte provuar kurrë.

Nga viti 2012 deri në vitin 2019, Eden Hazard u aktivizua te Çelsi dhe falë performanc­ave të tij u shndërrua në një nga 5 lojtarët që ka marrë pjesë në më shumë gola në formatin Premier League që nga sezoni 1992. Roli i tij i preferuar është mesfushor i majtë, por me depërtimet nga qendra bëhet gjithmonë i rrezikshëm

dhe ndihmon skuadrën që të shënojë gola. Eden Hazard ishte një kërcënim konstant në sezonin 2018-2019 për të gjitha mbrojtjet dhe skuadrat që i dilnin përballë. Në total, ai arriti të krijonte 98 raste të rrezikshme për gol, duke regjistrua­r shifrën e dytë

më të mirë që nga sezoni 20142015 ku arriti 100 raste të rrezikshme. 28-vjeçari ishte një pikë e rëndësishm­e e formacioni­t të Sarrit dhe thuajse i pazëvendës­ueshëm. Në driblime nuk kishte të krahasuar me asnjë tjetër dhe kjo gjë ndikoi për të qenë lojtari

që pësoi më shumë faulle këtë sezon në Premier Ligë. Asnjë lojtar tjetër nuk u “godit” më shumë sesa Hazard, ndaj të cilit u fërshëllye­n 104 faulle. Kjo do të thotë se mbrojtësit e kampionati­t anglez kanë marrë frymë lirisht dhe janë lumturuar kur panë se Reali i

Madridit zyrtarizoi transferim­in e Hazardit për 100 milionë euro dhe 30 të tjera në formë bonusesh. Kjo është pika më e lartë e maturisë së tij, në të gjitha aspektet. Flasim për aspektin sportiv, sepse në atë individual ai nuk ka qenë kurrë problemati­k. Askush nuk bëri më shumë goditje në portë në sezonin që lamë pas në kampionati­n anglez. Hazard bëri 138 tentativa. Ta mendosh që të gjitha këto statistika dhe shifra do të transferoh­en në Madrid. Zidan do të jetë shumë i lumtur, por edhe Florentino Perez. Ai është “galaktiku” i ri i Madridit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania