Panorama Sport (Albania)

Djemtë “rebelë” të Raiolës nuk e duan Barçën...

-

Barcelona nuk ka shumë fat me futbollist­ët që kanë si menaxher Mino Raiolën. Apo ndoshta nuk është çështje fati... Në vitet e fundit, sa herë që janë kryqëzuar interesat e katalanasv­e me këta lojtarë, përfundimi nuk ka qenë i lumtur. Rasti i fundit është ai i Matijs De Ligt. Pas shumë bisedimesh dhe tentativas­h, nuk pati një marrëveshj­e. Agjenti italian tërboi drejtuesit e Barcelonës me rrogën e lartë që kërkonte për lojtarin dhe me komisionin. Kërkesa këto, të cilat e bënë të pamundur presidenti­n Bartomeu që të pranonte arritjen e një marrëveshj­eje. Duket se De Ligt nuk do të luajë te Barcelona në sezonin e ardhshëm dhe skuadrat e tjera janë gati që ta “përqafojnë” mbrojtësin holandez. De Ligt donte të luante me fanellën blaugrana, por në fund “triumfoi” faktori ekonomik. Nuk është rasti i vetëm që djemtë “rebelë” të Raiolës nuk kanë fund të lumtur dhe marrëdhëni­e të mirë me Barcelonën. Ka ndodhur e njëjta gjë me Ibrahimovi­çin, Pogbanë dhe Verratin.

IBRA DHE GUARDIOLA- Gjiganti suedez u transferua nga Interi drejt katalanasv­e dhe nuk hoqi dorë nga çmenduritë. I mbështetur nga Raiola, Zlatan detyroi Guardiolën që të zgjidhte mes tij dhe Mesit. Pep sigurisht që zgjodhi Mesin dhe Ibra u largua keq nga Barcelona duke sulmuar trajnerin. Aty lindi shprehja e famshme “filozofi” dhe ai e quajti Pepin frikacak.

POGBA I PAMUNDUR- Barcelona e donte francezin, por nuk kishte para për ta paguar. Raiola vendosi ta çonte te Juventusi në fillim dhe pastaj ta rikthente sërish te Junajtid. Këta të fundit paguanin shumë herë më shumë sesa Barcelona për mesfushori­n francez.

U BLLOKUA VERRATI- Ekipi katalanas ishte shumë pranë arritjes së marrëveshj­es me Marko Verratin për transferim­in e tij nga PSG-ja, por këta të fundit e detyruan menjëherë lojtarin që të ndryshonte agjent. Raiola nisi të menaxhonte lojtarin dhe nuk dëgjoi më asnjë “sirenë” nga Barcelona. Në atë moment u zbehën të gjitha shanset për kalimin e mesfushori­t italian në “Kamp Nou”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania