Panorama Sport (Albania)

Sebajos, Milani mund ta marrë si nëpunës të fondit “Elliott”

-

Spanja U-21 mundi 5-0 bashkëmosh­atarët polakë dy ditë më parë në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Europianin e 21-vjeçarëve që po zhvillohet në Itali. Me një asist (për golin e dytë) dhe një gol (i katërti i ndeshjes), Dani Sebajos ishte ndër më të mirët në fushë për formacioni­n iberik. Në ndeshjen e zhvilluar në Bolonja, mesfushori është ndjekur edhe nga vëzhguesit e Milanit, të cilët kanë marrë sinjale më shumë se pozitive nga paraqitja e tij. Vlerësimi për Sebajos vijon të jetë i lartë nga ana e kuqezinjve, të cilët disa ditë më parë ishin në Madrid për të folur për disa lojtarë të Realit, mes të cilëve emri më i lakuar pa dyshim që ishte ai i 21vjeçarit. Megjithëse në "Santiago Bernabeu" ka luajtur pak, Florentino Perez e vlerëson shumë mesfushori­n, nga i cili do të privohej për një shumë jo më të vogël se 40 milionë euro.

Tentativa - Milani nuk e disponon aktualisht shumën e pretenduar nga Reali, ndaj mësohet të ketë kërkuar huazimin e futbollist­it (me të drejtë blerjeje) për një periudhë dyvjeçare. Sipas mediave italiane, Paolo Maldini, në cilësinë e drejtorit teknik të "Djallit", thuhet të ketë siguruar një akord me Sebajos, të cilit i janë garantuar 4 milionë euro në sezon për dy vite. Pa dashur të ngarkojë bilancin e klubit, "Elliott" do të marrë përsipër pagën duke e regjistrua­r lojtarin si nëpunës të fondit. Në anën tjetër ndodhet presidenti Perez, i cili kërkon detyrim blerjeje të Sebajos, çka përbën thelbin e vonesës së arritjes të akordit, që me kalimin e ditëve bëhet gjithnjë e më i mundur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania