Panorama Sport (Albania)

“Xholi” Sensi, një miks mes Ksavit dhe Verratit

Mbulon disa role, ka luftuar skepticizm­in lidhur me fizikun

- Përgatiti: LEDIO NASE

Modeli i deklaru ar, idhulli, ësh të Ksavi. Ndërsa lojtari me të cilin tani ngjason më shumë, Verrati. Kanë të përbashkët një fizik prej lojtarësh punëtorë, ndryshe nga mesfushorë­t fizikë. Stefano Sensi, në të vërtetë, nuk mund të cilësohet identik me asnjërin nga të dy: Ksavi ishte i një tjetër niveli, ndërsa krahasuar me italianin ka më pak prirje për të mbajtur topin. Megjithatë, kanë luajtur së bashku në kombëtare dhe nuk i bashkon vetëm gjatësia: 168 centimetra­t kanë qenë prej vitesh një pengesë, ndaj Sensit i ka takuar një rrugë e gjatë. Nga Urbino te të rinjtë e Riminit dhe Çezenës, dy vite i huazuar në Serinë C te San Marino (në rolin e fantazisti­t), më pas në B te Çezena e në fund te Sasuolo. Me jeshilzinj­të shpërthen vitin e tretë, me De Zerbin në stol: fiton thirrjen e Roberto Mançinit me përfaqësue­sen dhe golin e parë me fanellën "axurre". Kështu bindi Interin.

E KALUARA

E të mendosh që në moshë të vogël, tek akademia e Urbanias, nisi të luante si portier. Diçka që konsideroh­ej e pamundur dhe jo vetëm prej moshës: Stefano ishte më i riu, por edhe më i shkurtri. Në pamundësi, u zhvendos fillimisht në rolin e mbrojtësit për të kaluar më pas në repartin ku ka gjetur veten, në mesfushë. Shtatlartë­sia, një paragjykim kundër të cilit i është dashur të luftojë gjithmonë pa u dorëzuar kurrë, e kanë forcuar. "Futbolli luhet me këmbë", është përgjigjja e tij klasike. Përpara Interit, përveçse Milani, e kërkoi edhe Barcelona, skuadra e zemrës në fëmijëri, me "YouTube"-n e hapur në përpjekje për të kopjuar diçka nga fenomeni spanjoll.

JASHTË FUSHE

Tani me zikaltrit është praktikish­t gjithçka e mbyllur, përfshi detajet dhe paga: Sasuolo do arkëtojë 25 milionë euro përmes formulës së huazimit me të drejtë blerjeje, plus dy të rinjtë Vergani dhe Gravilon. Lojtari do firmosë një kontratë pesëvjeçar­e, prej dy milionësh në sezon. Dita mund të jetë e marta, Stefano ndërkohë pret në Formentera, ku po kalon pushimet, pas një udhëtimi mes Marokut dhe shkretëtir­ës

së Saharasë. Origjinali­teti është një karakteris­tikë që shfaqet në mënyrë konstante, si kur në kohët e Çezenës preferonte një "Renault Twingo" kundrejt luksit, apo kur shfaqej në rrugët e Modenës me një biçikletë të përthyeshm­e. Thuajse gjithçka në jetën e tij dokumentoh­et përmes rrjeteve sociale. Ndër të tjera, e fejuara Xhula Amodio është modele, ndërmarrës­e në sektorin e kostumeve të banjës dhe influencue­se, ndaj "Instagram"-i është pjesë e jetës së përditshme. I ka ndryshuar edhe dietën Sensit, duke kontribuar në kthesën e rendimenti­t. Pjesën e mbetur e ka plotësuar loja e De Zerbit, ai që i përshtatet më shumë: trajneri e ka ndihmuar të përfshihet në 10 mesfushorë­t e parë për topa të prekur dhe në 15 të parët për

raste të krijuara dhe pasime të kryera (sipas statistika­ve të "Opta"-s). Me Antonio Konten do mësohet shpejt.

BROZOVIÇ DHE BARELA?

Trajneri i ri zikaltër ka përshpejtu­ar negociatat: përtej aftësisë

për të luajtur shpejt, pa rënie në cilësi, interesohe­t edhe për opsionin e 25-vjeçarit si "shumërolës­h". Nëse pyesni vetë Sensin, e sheh veten si "regjisor" të tërhequr, por ndihet komod edhe në krah të modulit 4-3-3. Me Brozoviçin mund të ndajnë detyrat dhe dyshes, pa harruar Naingolani­n, Marota dëshiron t'i shtojë Nikolo Barelën. Megjithatë, nuk do t'i bllokonte rrugën asnjërit prej tyre. Këtë sezon pritet të debutojë edhe në Ligën e Kampionëve: një tjetër hap drejt Ksavit dhe Verratit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania