Panorama Sport (Albania)

Vajnaldum: Liverpuli është përmirësua­r shumë, meritë e... Virxhil Van Dajkut

"Kur mbrojtësi është në fushë, të gjithë luajnë më të sigurt"

-

Xhorxhino Vajnaldum thotë se aftësia e Liverpulit për të fituar ndeshjet edhe jo në ditën e tyre më të mirë, është një tregues i evolucioni­t të klubit. Triumfi në Champions më 1 qershor, i siguroi trajnerit Jyrgen Klop trofeun e tij të parë që kur u ul në stolin e "reds"-ave në vitin 2015, ndërsa të kuqtë u renditën vetëm një pikë pas Mançester Sitit në Premier Ligë këtë sezon (97). Por pavarësish­t vuajtjeve për të fituar trofe këto vitet e fundit, mesfushori holandez thotë se sezoni i fundit tregoi sesa shumë progres ka bërë skuadra jo vetëm në aspektin teknik, por edhe atë psikologji­k.

EVOLUCIONI

"Kemi evoluar shumë", thotë Vajnaldum për sajtin e klubit. "Mund ta shikoni jo vetëm me rezultatet, por edhe me mënyrën sesi luajmë. Jemi rritur gjatë sezonit të fundit. E nisëm me të vërtetë mirë dhe fituam ndeshje që në të shkuarën ishin shumë të vështira.

Dhe kur nuk kemi luajtur mirë, nuk i kemi fituar dot ato ndeshje. Por në këtë sezon arritëm ta bëjmë. Mësuam shumë. Të gjithë janë bërë lojtarë më të mirë sesa kanë qenë".

VEÇOHET VAN DAJK

Shumë prej këtij përmirësim­i është meritë e trajnerit Jyrgen Klop. Por

Vajnaldum beson se një prej shokëve të tij të skuadrës ishte vendimtar në suksesin e klubit: Virxhil Van Dajk, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, i cili luajti një rol shumë të rëndësishë­m në mbrojtjen më të fortë të kampionati­t, duke u shpallur edhe lojtari i vitit në Angli. "Ajo që më ka befasuar më shumë me Virxhil është fakti se ai është shumë konstant dhe thuajse nuk gabon asnjëherë", e vlerëson mesfushori shokun e tij të skuadrës edhe në kombëtaren "tulipane". "Ai u përmirësua shumë te Sëlltiku, pastaj Sauthempto­ni dhe tani te Liverpuli. Ka bërë progres të madh. Ajo që më ka befasuar mua është se edhe lojtarët e tjerë luajnë më mirë kur ai është në fushë: mbrojtësit përkrah tij mbrojnë më mirë, lojtarët përpara tij luajnë më mirë, sepse kur je në fushë dhe e di që ai është pas teje, ke atë ndjesinë e sigurisë", përfundoi 28-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania