Panorama Sport (Albania)

Shokët Shokët rebelohen rebelohen me me Pol Pol Pogbanë Pogbanë

Kolegët mendojnë se klubi është më mirë që të pranojë ta shesë mesfushori­n francez

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Futbollist­ët e Mançester Junajtid duan që Pol Pogba të largohet nga "Old Trafford" këtë verë për të mirën e klubit. Mesfushori francez duket i vendosur që të transferoh­et nga "djajtë" 3 vite pas rikthimit të tij për 89 milionë sterlina nga Juventusi. Kampioni i botës pranoi javën e shkuar se ai po mendon të nisë një sfidë të re. Reali i Madridit dhe Juventusi janë klubet e interesuar­a për shërbimet e 26-vjeçarit, për të cilin "djajtë" thotë se nuk është në shitje. Në Torino ka nisur puna për rikthimin II të francezit, por dëshira më e madhe e lojtarit është që ai të luajë për Zinedin Zida

nin. Ai e ka shprehur se është një ëndërr që një ditë të luajë për të në "Bernabeu". Pogba mbetet një figurë e rëndësishm­e në dhomat e zhveshjes, por "The Sun" raporton se shokët e tij duan që ai të largohet nga skuadra e tyre, pasi kanë frikë se

historia e së ardhmes së tij mund të komprometo­jë përgatitje­t e sezonit të skuadrës. Megjithatë, administra­tori i klubit, Eduard Uduard, është i vendosur për të mos e humbur për herë të dytë një prej lojtarëve më të mirë të klubit. Futbollist­i pritet të jetë në avionin e skuadrës për të nisur fazën përgatitor­e, pavarësish­t se menaxheri Mino Raiola po punon për t'ia plotësuar dëshirën klientit të tij, për ta larguar nga "Old Trafford". Por Junajtid këmbëngul se futbollist­i nuk është në shitje dhe nëse ai dëshiron të largohet, klubi i interesuar duhet të firmosë një çek prej 150 milionë paundësh. Pogba do të marrë pjesë në turin në Australi, Kinë dhe Singapor, mes lajmeve për të ardhmen e tij që do ta shoqërojnë edhe në kontinente­t e largëta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania