Panorama Sport (Albania)

Leroi Sane “ngrin” Bajernin

Sulmuesi ka nisur bisedimet me Mançester Sitin për rinovimin e kontratës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Leroi Sane dhe Bajer ni është një telenov elë që pritet të zgjasë pafundësis­ht në ditët e nxehta të kësaj vere. Për sa kohë sulmuesi i Mançester Sitit nuk do të rinovojë me kampionët e Anglisë dhe të mos shprehet publikisht për interesin e Bajernit të Mynihut për shërbimet e tij, seritë e lajmeve për të do të vazhdojnë njëra pas tjetrës.

REFUZON LARGIMIN

Këtë të diel, nga ishulli vijnë të tjera lajme që e konfirmojn­ë të palëvizshë­m 23vjeçarin nga "Etihad Stadim". Sipas "The Sun", gjermani u ka komunikuar shokëve të tij të afërt se ai do ta refuzojë mundësinë për t'u transferua­r te gjigantët e Bundesligë­s këtë verë, pavarësish­t se sezonin e shkuar ai nuk ka luajtur aq sa do kishte dashur në skuadrën e Pep Guardiolës, ndërsa interesi i bavarezëve për ta rikthyer në Bundesligë është i fortë dhe konfirmohe­t nga vetë gojët e drejtuesve kryesorë, presidenti­t Uli Hënes dhe shefit të bordit, Karl-Hainc Rumenige. Bajerni është i gatshëm që të ofrojë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij, por Siti pretendon minimalish­t 100 milionë. Por sipas tabloidit britanik, një rikthimi i tij në Gjermani duket i vështirë për t'u materializ­uar, sepse Sane është i vendosur për të qëndruar me "qytetarët", me të cilët ai është aktualisht duke biseduar për rinovimin e kontratës.

VENDOS TË RINOVOJË

Sane, i cili u transferua në Mançester nga Shalke në vitin 2016, ka edhe dy vite kontratë me Sitin. Sezonin e shkuar, ai shënoi 16 gola dhe shërbeu 18 asiste në 47 ndeshjet në të gjitha kompeticio­net që luajti, duke e ndihmuar skuadrën që të fitonte tripletën në Angli. Por Sane, me sa duket, ka marrë garanci se është pjesë e rëndësishm­e e planeve të trajnerit katalanas për të ardhmen dhe, me sa duket, ka vendosur që të bëjë hapa pas dhe pranojë rinovimin e kontratës. Pasi u la jashtë Botërorit rus nga Joakim Lëv vitin e shkuar, Sane është rikthyer protagonis­t edhe në kombëtaren gjermane. Ai shënoi në të dyja kualifikue­set e "Pancerave" për "Euro 2020" këtë muaj, ndaj Bjellorusi­së dhe Estonisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania