Panorama Sport (Albania)

Atletikë, dominojnë Vllaznia dhe Tirana

Izmir Smajlaj, i vetmi që theu rekord në këtë kompeticio­n

- SENAD NIKSHIQI

Ka përfunduar kam pionati i 81-të ko mbëtar i atletikës i zhvilluar për dy ditë me radhë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Vllaznia është skuadra e cila ka dominuar duke fituar 8 prej 17 garave në total sa u përket vendeve të para. Kështu kampion për meshkuj shpallet Vllaznia, ndërsa për femra triumfon Tirana. Dita e dytë nuk rezervoi ndonjë rekord, ashtu sikurse ndodhi ditën e parë me Izmir Smajlaj në kërcim së gjati, i cili kërceu 8.11 metër dhe theu rekordin që mbante po vetë më përpara me 8.03 metër. Në ditën e dytë tentoi sprinteri i Vllaznisë, Franko Burraj, për të thyer rekordin kombëtar, por nuk ia arriti, kjo edhe për shkak të erës të cilën shkodrani e kishte në disfavor kësaj radhe. Pavarësish­t kësaj, Burraj do vijojë punën intensive bashkë me trajnerin e tij, Bruno Rrotani, për të arritur rezultate të larta në arenën ndërkombët­are e natyrisht për të përmirësua­r edhe rekordin kombëtar. Pavarësish­t garave, në ditën e dytë, sa i përket renditjes së përgjithsh­me, nuk ndryshoi shumë nga dita e parë duke mbetur në fuqi pothuajse të njëjtat rezultate. Pas Vllaznisë, skuadra e dytë që arriti më shumë vende të para është Tirana. Në këtë kampionat kombëtar përveç rekordmenë­ve Izmir Smajlaj, Franko Burraj apo Luiza Gega kanë spikatur atletet e reja të Vllaznisë ndër të cilat më shumë Erisa

Rrasa. Kjo e fundit edhe pse 15 vjeç ka arritur një rezultat premtues në kërcim së gjati me 5.74, ndërsa premton shumë për të ardhmen për t’u bërë ylli i ri i atletikës dhe një “Vera Bregu” e dytë e atletikës shqiptare. Vetë Erisa u shpreh se do vijojë të punojë fort dhe ëndrra e saj janë rezultatet e larta brenda dhe jashtë vendit. Edhe

trajneri i saj, Vildan Tufi, thotë se Erisa Rrasa është një atlete me të ardhme të sigurt dhe shumë shpejt do të jenë rezultatet e saj që do të flasin. Zëvendëspr­esidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Ferdinand Canaj, deklaroi se në këtë kampionat e rëndësishm­e është shtimi me rreth 40% i sportistëv­e pjesëmarrë­s në kampionati­n

kombëtar të atletikës, ndërsa vlerësoi elementët e rinj të Vllaznisë dhe numrin e lartë të atletëve shkodranë, të cilët premtojnë për të ardhmen. Kampionati kombëtar i atletikës kishte 35 vite që nuk zhvillohej në qytetin e Shkodrës dhe kësaj radhe u mirëprit nga tifozët të cilët erdhën në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

 ??  ?? Dy sportistët më të mirë të atletikës shqiptare, Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega Foto: F. Hazizllari
Dy sportistët më të mirë të atletikës shqiptare, Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega Foto: F. Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania