Panorama Sport (Albania)

Shqipëria rezultate të dobëta, qitja s'ka shënjestër dhe çiklistët ngecin

Lojërat Europiane/ Sot është radha e boksierëve dhe e harkut

-

Dita e tretë e Lojërave Olimpike Europiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusi­së, pa të garonin për kombëtaren shqiptare, sportistët e qitjes si dhe çiklistët. Rezultatet për Shqipërinë, ashtu sikurse pritej dje, ishin përgjithës­isht të dobëta. Fillimisht ai që konkurroi ishte qitësi Henri Rrufa, cili mori pjesë në disiplinën "pistolet 10 m air", duke u renditur në vendin e fundit ndërmjet 36 sportistëv­e të kësaj kategorie. Rrufa grumbulloi gjithsej 542 pikë. Kujtojmë se Henri Rrufa disa ditë më parë përfundoi në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave të bëra nga kampioni shqiptar i qitjes Arben Kuçana, i cili sulmoi hapur federatën e qitjes duke pretenduar se Henri Rrufa i ka zënë vendin pa të drejtë dhe është favorizuar pasi është djali i presidenti­t të FSHQS, Stefan Rrufës. Në këtë disiplinë garoi edhe qitësja Manuela Deliaj, e cila grumbulloi 558, por gjithashtu u eliminua pasi u klasifikua në vendin e 28-të nga 37 garues. Megjithatë, Deliaj do të marrë pjesë edhe në disiplinën KOMBËTARJA­E SHQIPËRISË

Hark "Reurve 70 m"

Jurgen Hoxha Kalon në raundin e dytë

Qitje Mikse "10 m air pistolet" H.Rrufa-M.Delilaj Elim. në raundin e parë

Qitje individual­e "10 m air pistolet"

Henri Rrufa Eliminohet në raundin e parë Manuela Delilaj Eliminohet në raundin e parë

Boks

Alban Beqiri Kalon në raundin e dytë Mikel Çullhaj Eliminohet në raundin e parë Arjon Kajoshi Eliminohet në raundin e parë Krenar Zeneli Garon sot

Xhudo

Indrit Çullhaj Eliminohet në raundin e parë

Mundje

Eriglen Prizreni garon më 26 qershor

Çiklizëm

Ylber Sefa Vendi i 71-të Klidi Jaku Nuk klasifikoh­et Eugert Zhupa (i dëmtuar)

Nuk garon

"25 metra", ku do të garojë nesër në orën 11:45. Dje gjithashtu ishte radha e çiklistëve, të cilët morën pjesë në kategorinë "Rrugë". Ylber Sefa u rendit në vendin e 71-të me kohë +1:10 nga kreu, ndërsa Klidi Jaku nuk mundi

të klasifikoh­ej. Eugert Zhupa nuk mori pjesë në garë për shkak të një dëmtimi. Sot do të ketë konkurrimi­n sportisti i harkut, Jurgen Hoxha, i cili ia doli të kualifikoh­ej për në raundin e dytë. Gjithashtu sot do të ngjiten në ring edhe dy boksierë kuqezinj, ku Alban Beqiri (69 kg) pasi triumfoi në duelin e tij të parë, do të përballet me moldavin Vasili Belous, në takimin e vlefshëm për 1/8. Ndërsa Krenar Zeneli (56 kg) do bëjë debutimin ndaj zviceranit Tiago Punjo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania