Panorama Sport (Albania)

Zhgënjehet Hënes: Sane nuk do të vijë të Bajerni

"E kam thënë që çdo gjë varet nga Leroi, në gusht skuadra është gati"

-

Uli Hënes deklaroi para disa javësh se po merrej personalis­ht me çështjen e Leroi Sanesë. Presidenti i klubit më të titulluar në Gjermani nuk e ka pritur mirë reagimin e fundit të lojtarit gjerman që, me sa duket, ka vendosur të qëndrojë në Mançester duke bërë që transferim­i te Bajerni të dështojë, edhe pse ende jo zyrtarisht. Hënes, i ndodhur në ndeshjen finale të basketboll­it, është pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje. Por, reagimi i tij ka qenë jonormal dhe presidenti u duk shumë i nervozuar. "T'ju them të drejtën, kjo çështje po më vjen në majë të hundës. Nuk kemi nevojë për blerje. Sapo fituam dy tituj dhe jemi mirë, jemi ende duke festuar", tha 67-vjeçari për "Bild". Një deklaratë që ka lënë me gojën hapur jo vetëm gazetarin e pranishëm, por edhe shumë tifozë të Bajernit. Në shkurt, fjalët e Hënesit tingëlloni­n ndryshe. "Vetëm ta dini

ju se çfarë lojtarësh do të marrim", shprehej ai në "Dopelpass". Pa nisur ende merkatoja, Bajerni ka siguruar tri blerje. Zheremë Pavar, Lukas Hernandes dhe Fete Arp. "Ju siguroi që më 16 gusht (ndeshja e parë e kampionati­t) do të kemi një skuadër të kompletuar në fushën e lojës". Po kush pritet të vijë? I pari në listën e dëshirave është Leroi Sane. Ky transferim duket se është bërë i vështirë për shumë arsye. Dhe këtë e pranon edhe vetë Hënes. "Ju kam thënë që në fillim se është një çështje e komplikuar. Janë tre palë në mes dhe në

fund vendos lojtari. Por, me sa duket, Sane nuk kërkon të vijë", tha Hënes.

MERKATO - Kalum Odoi, 18-vjeçari nga Çelsi, kërkon të vijë në Mynih. Madje, që në janar. Por klubi anglez refuzoi disa herë ofertat në drejtim të tij. Bajerni ishte i gatshëm të

paguante 40 milionë euro për të. Tani vlera e tij është përgjysmua­r në vetëm 20 milionë, arsyeja? Lojtari është dëmtuar dhe pritet të rikthehet në fushën e blertë vetëm në fund të vitit. Por, me ardhjen e trajnerit të ri, Frank Lampard, londinezët duan të rinovojnë me lojtarin, kontrata e të cilit skadon më 2020-shin.

HUMELS - Hënes u shpreh se largimi ishte dëshira e lojtarit. "Mats na luti që të nxirrej në shitje. Ishte një kërkesë e tij dhe e babait të tij. Më pas ne filluam kontaktet dhe Dortmundi ishte shumë i interesuar për të negociuar

çmimin tonë. Pastaj ne kemi shumë lojtarë në atë pozicion dhe largimi i Mats do të bëjë pak diferencë, edhe pse duhet pranuar se ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fazën e dytë. Gjithsesi, Bajerni nuk mban lojtarë që nuk kanë më dëshirë të qëndrojnë". Sipas "Bild", Humels refuzoi ofertën e Mançester Junajtid për të shkuar në Dortmund, aty ku ka rënë dakord për të ulur edhe pagën e tij vjetore. Ndërkohë që Bajerni duhet të kthejë sytë nga një objektiv tjetër, pasi Sane për momentin duket shumë larg një rikthimi në Bundesligë­n gjermane.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania