Panorama Sport (Albania)

Pano: “Demave” u duhet cilësi në ekip, Kukësi ka shanse

"Çudira shqiptare, merkato nis pa zyrtarizua­r trajnerin"

-

Ish-lojtari i Partizanit, Ledio Pano, ka folur për gjendjen aktuale të Partizanit që po bëhet gati për ndeshjen ndaj Karabakut në Champions. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", Pano shprehet se nuk është dakord me ndryshimin e trajnerit, por tashmë ai është vendim i klubit dhe pret afrime cilësore për të bërë diferencën. Ai flet edhe për shanset e klubeve shqiptare në Europë, si dhe merkaton në tersi. NDRYSHIMET TE PARTIZANI"Ndryshimet në klub ndoshta nuk janë për mirë, megjithatë drejtuesit e dinë që kanë marrë vendimet dhe do të presim. Me largimet e bëra, duhen sjellë lojtarë më kompetentë, pasi luajnë në Champions dhe ata që luajnë duhet të jenë të një niveli më të lartë. Ekipi duhet të reagojë që nga stafi e drejtuesit me marrjen e lojtarëve cilësorë. Ekipi po përgatitet në Slloveni dhe trajneri i ri sjell ndryshim moduli, të shohim çfarë do të kërkojë. Duhet të presim për të parë ndryshimet, pasi jemi jashtë. Ata që merren kanë përgjegjës­i". SHANSET NË EUROPË"Fati është i rëndësishë­m. Jo gjithmonë në futboll duhet fat, por punë. Luhet 11 me 11 dhe momenti aktual nuk është i mirë për nga cilësia e lojtarëve, ne si pjesëtarë dhe dashamirës nuk jemi të kënaqur. Është ende herët dhe ka vetëm 1 javë stërvitje. Afrimet e para i njohim dhe presim ndonjë afrim më të bujshëm për cilësi, pasi emra janë lakuar. Duhen lojtarë që të bëjnë diferencën". MERKATO E PARTIZANIT"Melo është një futbollist që ka bërë shumë mirë te Kukësi ku ka dhënë maksimumin. Ai është një lojtar që e njohim, por duhet të shohim afrimet e reja që do të vijnë dhe aty duhet të shohim

sa do të bëjnë mirë. Në afrimet e viteve të fundit nuk është se kemi pasur shumë sukses. E mira është të plotësojnë sa më tepër repartet, pasi Karabaku është ekip i fortë dhe kampion prej disa vitesh. Ne pretendojm­ë të ecim sa më lart, sepse nuk është e pamundur, edhe pse e vështirë".

KUKËSI- "Debreceni nuk është më aq emër i madh sa ka qenë në Hungari. Nga ana tjetër, edhe Kukësi nuk është një "kockë" e lehtë për t'u kaluar në Europë. Besoj se nga të gjitha ekipet shqiptare, Kukësi ka më shumë shanse se të

gjitha për të kaluar turin tjetër". LËVIZJET NË SUPERIORE"Tirana ka bërë blerje të mira, lojtarë që e kanë treguar veten në Shqipëri. Por, Tirana nuk e kishte problemin në sulm. E ka problemin në mbrojtje. I duhen dy mbrojtës që të kompletojë disi atë repart. Vllaznia varet nga zgjedhjet, gjendet në vështirësi, a do bëhen zgjedhjet apo jo. Bylisi kemi lexuar se do fillojë përgatitje­t në fillim të korrikut. E çuditshme këtu në Shqipëri është se ekipet fillojnë merkaton pa zyrtarizua­r më parë trajnerin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania