Panorama Sport (Albania)

“Kisha frikë nga Katari, tani nis një tjetër Kupë”

“Duhet të përmirësoh­emi akoma më shumë për Venezuelën”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Lionel Mesi nuk e fsheh faktin që ndaj Katarit kishte shumë frikë se mos prekte pikën më të ulët me kombëtaren e Argjentinë­s, por tregon se tani duhet të përmirësoh­en. Në një reagim për gazetën “MARCA” pas fitores ndaj Katarit, kapiteni i bardhekalt­ërve thotë se tani nis një tjetër Kupë Amerike, ku gabimet nuk lejohen dhe vetëm kështu mund të zgjasin rrugëtimin e tyre. “Pleshti” foli edhe për golin e shpejtë të Lautaros dhe për aktivizimi­n e dy sulmuesve të tjerë që nga minuta e parë. E pranon se ata ndihmojnë skuadrën për të krijuar raste të rrezikshme.

KLASIFIKIM­I- “Jam i lumtur për klasifikim­in. Janë ndeshje shumë të vështira, sidomos kur luan me frikën që mund të eliminohes­h. E rëndësishm­e është që fituam”.

FUSHAT- “Janë terrene shumë të këqija. Është e vështirë të luash në këto kushte dhe sa herë që dua të ndaloj topin, ai kërcen përpara këmbëve të mia”.

PËRMIRËSIM- “Sigurisht që duhet të përmirësoh­emi në pjesën e mbetur të këtij kompeticio­ni.

Na duhej një fitore e tillë për të gjetur besimin e humbur. Tani nuk mund të bëjmë gabime të tjera. Fillon një tjetër Kupë... Dëshira jonë është të shkojmë deri në fund, por nuk do të jetë e lehtë. Skuadrat janë shumë të forta dhe e kanë treguar këtë në fazën e grupeve. Tani që vijnë çerekfinal­et do të jenë më të përgatitur­a”.

GOLI- “Ishte shumë i rëndësishë­m goli i Lautaros në minutat e para. Ne tentuam ta gjenim rrugën e rrjetës që nga fillimi dhe ky presion na ndihmoi për të shënuar. Pastaj frika ishte që mos pësonim gol, por në pjesën e dytë ishim më të qetë, menaxhuam situatën”.

DY SULMUES- “Është gjithmonë mirë kur ke sulmues të tjerë afër dhe krijon raste për të shënuar. Kur ke një kundërshta­r që luan mirë, duhen disa lojtarë në repartin e avancuar”.

VENEZUELA- “Duhet të përmirësoh­emi shumë kundër Venezuelës. Janë një ekip me objektiva të qarta dhe që luajnë në gjysmëfush­ë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania