Panorama Sport (Albania)

Reja: Hysaj e Veseli më të mirët, Duka më bindi me verë

"Hysaj e Veseli më të mirët, kanë superstadi­um si i Juves. Në Turqi luajmë kualifikim­in"

- OLSI TUJANI

Edi Reja prezanton Shqipërinë tek italianët. Trajneri i Kombëtares, në një intervistë të dhënë për "Gazzeta Dello Sport", tregon aspektet më pozitive të vendit tonë. Entuziazmi­n e njerëzve, gjallërinë e Tiranës, infrastruk­turën në lartësinë e duhur, teksa e krahason stadiumin e ri kombëtar me atë të Juventusit. Tekniku i përfaqësue­se tregon njohjen me kryeminist­rin ...

Edi Reja prezanton Shqipërinë tek ital ianët. Trajneri i Kombëtares, në një intervistë të dhënë për "Gazzeta Dello Sport", tregon aspektet më pozitive të vendit tonë. Entuziazmi­n e njerëzve, gjallërinë e Tiranës, infrastruk­turën në lartësinë e duhur, teksa e krahason stadiumin e ri kombëtar me atë të Juventusit. Tekniku i përfaqësue­se tregon njohjen me kryeminist­rin, por edhe premtimin e veçantë të presidenti­t Duka. "Kualifikim­i është i vështirë, por do ta provojmë dhe në Turqi luajmë gjithçka", tregon ndër të tjera numri një i pankinës, teksa shprehet se ndihet i nderuar për një vepër arti që mban emrin e tij.

Si është bilanci juaj në dy ndeshjet e para me Shqipërinë?

Kemi humbur në Islandë dhe nuk e kemi merituar atë rezultat. Ata na bënë vetëm një gjuajtje në kuadrat dhe shfrytëzua­n një situatë naive në mbrojtjen tonë. Pastaj kemi fituar ndaj Moldavisë dhe më kanë thënë që kishin kohë që nuk e shihnin Shqipërinë të luante kaq mirë. Skuadra ka gjetur dëshirën për të luftuar dhe njerëzit ishin të kënaqur.

Sikur kishit vendosur që të tërhiqeshi­t nga trajningu?

Isha i lodhur nga drejtimi i klubeve. Pas Atalantës mora propozime interesant­e nga Udineze, Benevento dhe Verona, por i refuzova. E konsideroj veten me fat, pasi kam fituar shumë dhe i kam arritur qëllimet që kam pasur me skuadrat, qoftë me ato që kam siguruar mbijetesën apo edhe me ato që kanë siguruar ngjitjen në kategori. Kisha vetëm një dëshirë, që ta mbyllja karrierën duke drejtuar edhe një kombëtare. Isha pranë akordit të Sllovenisë, por nuk u arrit. Më pas më telefonoi presidenti Armand Duka dhe pranova menjëherë. Jam në formë, për momentin reagon ende fiziku.

Çfarë ju ka premtuar Duka?

Duka më premtoi se do të shijoja verën "Cabernet Sauvignon", që prodhon në afërsi të Durrësit.

Keni firmosur vetëm për gjashtë ndeshje, po më pas?

Pas kualifikue­seve do të shohim nëse ekzistojnë shanset për të rinovuar dhe vazhduar më tej.

Sa shanse keni që të shkoni në Europian?

Do ta provojmë, por do të jetë e vështirë. Do luajmë gjithçka në Turqi.

Dosena, De Biazi, Panuçi dhe Reja. Pse pëlqejnë trajnerët italianë në Shqipëri?

Sepse shqiptarët ndihen pranë nesh dhe e kuptojnë gjuhën tonë.

A jeni duke e mësuar gjuhën shqipe?

Njoh mjaft mirë gjuhën sllovene dhe kroate, ndaj mendoja se aq do mjaftonte, por në të vërtetë nuk kuptohet asgjë. Për fat, thuajse të gjithë lojtarët flasin

italisht dhe kur është nevoja, më ndihmojnë Bulku e Salihi, dy ishlojtarë të Kombëtares dhe ndihmës në staf.

Çfarë ju ka lënë De Biazi?

Konsideroh­et hero sepse arriti Europianin, duke mundur edhe Portugalin­ë në kualifikue­se. Ka mundur edhe Francën. Njerëzit nuk e kanë harruar.

Panuçi keq...

S'e njoh situatën e tij. Besoj se pati qasje të gabuar me ambientin.

A është e vërtetë që ju ka bindur kryeminist­ri Rama?

Jo, nuk më ka bindur ai. Më telefonoi për të më pyetur nëse kisha dëshirë të filloja këtë aventurë të re. U njohëm në Romë, kur erdhi të shihte Lacio-Juventus. Është tifoz i bardhezinj­ve.

Çfarë vendi është Shqipëria?

Në rritje të vazhdueshm­e dhe ka një entuziazëm të jashtëzako­nshëm. Tirana është një qytet i gjallë, plot kantiere, biznese që lindin. Shumë prej atyre që kishin emigruar, janë kthyer në atdhe dhe japin kontribut për zhvillimin

ekonomik.

Shqipëria dhe shqiptarët?

Krenaria kombëtare bashkohet me pasionin për futbollin. Ekziston një entuziazëm i jashtëzako­nshëm, më kujton Napolin.

Prezantimi me Tiranën?

Në Tiranë ka një v epër arti, e gjitha prej hekuri, e quajtur Reja. Një strukturë e projektuar nga arkitekti i famshëm japonez, Sou Fujimoto. Diçka, në të cilën shkoj me krenari. Por a është e mundur që trajnerit të Kombëtares t'i dedikohet një vepër arti pas vetëm fitores së parë? Jo, nuk ka nisur akoma të më thurin lavde. E kam gjetur atje. Reja në gjuhën shqipe sinjifikon retë në qiell.

Në çfarë niveli është futbolli shqiptar?

Normal. Problemi është që futbollist­ët më të mirë luajnë jashtë vendit. Nuk është e lehtë të bashkosh kultura dhe ide të ndryshme: nga 25 lojtarë në kombëtare, vetëm 3 luajnë në Shqipëri. Megjithatë, stadiumet janë me standarde bashkëkoho­re, ashtu si qendra stërvitore në Durrës, ku stërvitet kombëtarja, si dhe stadiumi që po ngrihet në Tiranë. Një xhevahir, i ngjan 'Juventus Stadium'.

Ndihmësi juaj është Porrini, keni qenë bashkë edhe tek Atalanta...

Punoj shumë mirë me të dhe me Xhixhi Febrarin, përgatitës­i im atletik i përhershëm.

Gasperini në Champions...

E meritonte. Ai është një trajner i aftë dhe skuadra është e organizuar dhe serioze.

Keni zili për këtë?

Jo, pse? Edhe unë besoj se kam lënë diçka tek Atalanta sa i përket idesë dhe mentalitet­it të lojës. Në këtë aspekt, janë shitur Denis, Grasi e Maksi Moralez dhe objektivat janë rindërtuar. Ama, me Atalantën kam siguruar dy herë mbijetesën në mënyrë të qetë.

Lacio vazhdon dhe i jep besim Inzagit...

Ka bërë mirë. Ka lojtarë cilësorë që mbase duhet të fitonin edhe më shumë. Por triumfi në Kupën e Italisë është diçka e rëndësishm­e.

Napolin, e shihni gati për të fituar kampionati­n?

Vetëm nëse afron 3-4 lojtarë të rëndësishë­m. Ançeloti i ka dhënë qetësi skuadrës. Mund ta përmirësoj­ë.

Berisha është në stol me Atalantën, por titullar në Kombëtare...

E kam stërvitur te Lacio dhe e di sa vlen. Këtë vit është penalizuar nga ndonjë gabim, por nuk vihet në diskutim, duke parë që Strakosha do të jetë jashtë për një kohë të gjatë.

Si luan Shqipëria?

Kam nisur me 3-5-2, duke vendosur dy sulmues mes Sadikut, Cikalleshi­t, Balajt e Uzunit. Kam nisur edhe që t'i jap siguri mbrojtjes.

Futbollist­ët më të mirë?

Janë ata që luajnë në Itali, si Hysaj dhe Veseli.

 ??  ??
 ??  ?? Enea Mihaj gjatë grumbullim­it të fundit me Kombëtaren
Enea Mihaj gjatë grumbullim­it të fundit me Kombëtaren
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania