Panorama Sport (Albania)

Portieri Hajdini bashkohet me ‘demat’, gjysmë ekipi i larguar

Mombillo, Hyseni, Hebaj, Duka dhe Atanda janë të ikurit

- ILIR CARA

Partizani i ka me “pikatore” afrimet në këtë periudhë. Ulliam Melo dhe Esin Hakaj janë të vetmet përforcime që kanë kryer kampionët në merkato. Por, në kampingun stërvitor në Slloveni kanë mbërritur edhe disa “fytyra” të reja. Njëri prej tyre është ish-portieri i Kombëtares së Kosovës, Bledar Hajdini, i cili është bashkuar me të kuqtë në fillim të kësaj jave. Për “gardianin” kosovar ka pak informacio­n, gjithsesi thuhet se ka mbërritur për provë. 24-vjeçari është rekomandua­r nga një këshilltar i drejtuesve të merkatos, ndaj shikohet si përforcim. Problem për Hajdinin mbetet gjendja fizike, pasi ka qenë i shkëputur për një kohë të gjatë. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Ballkanit në Kosovë, por nuk është aktivizuar. 24-vjeçari shikohet si portier i perspektiv­ës, por për Partizanin nuk mund të jetë gati për në Europë. Nëse firmos me të kuqtë, i bie të bëhet pjesë e skuadrës në fillim të kampionati­t. Ndonëse ka lindur në Gjermani, Hajdini ka luajtur në Kosovë, kryesisht me Trepça ’89, si dhe ka një ndeshje me Kombëtaren e Kosovës. Hajdini konsideroh­et për provë, por me shumë mundësi ai ka ardhur si një konkurrent për portierin Alban Hoxha.

Largimet zyrtare- Të kuqtë e kanë nisur punën për pjesëmarrj­en në Europë pa zbuluar grupin që është vënë nën urdhrat e trajnerit të ri, Franko Lerda. Ndonëse klubi nuk i ka bërë publikë emrat e të larguarve të edicionit të shkuar, ata dihen prej kohësh, pasi “divorci” me ata ka nisur pa u mbyllur kampionati. Kevin Mombillo erdhi në janar si përforcim për linjën e djathtë, por shumë shpejt pësoi një dëmtim dhe u largua pa lënë gjurmë. Të njëjtin fat pati edhe Alesio Hyseni, i cili në janar mbërriti nga Flamurtari, por nuk arriti të debutonte me “demat”. Pas shpalljes kampion, u mbyll edhe udhëtimi i Rubin Hebajt me të kuqtë, i cili erdhi si i huazuar në nga Domzhale në fillim të sezonit. Partizani nuk e shfrytëzoi mundësinë e blerjes së kartonit dhe e la të lirë shkodranin. Sodiq Atanda i rriti pretendime­t për të rinovuar, duke kërkuar mbi 70 mijë euro në vit. Kështu që klubi nuk i vazhdoi bisedimet dhe e ka lënë të lirë. Dilaver Duka u largua për arsye personale dhe ai pohoi se te Partizani erdhi për të ndihmuar trajnerin Gega.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania