Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu “peshkon” një talent në Kosovë

- Llazi Saro

Skënderbeu ka filluar të lëvizë në merkato për kërkimin e talenteve të rinj. Pavarësish­t dilemave në lidhje me vendimin që pritet të dalë në 12 korrik nga ana e Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv, bardhekuqt­ë duan që të jenë të përgatitur në çdo rast për sa i përket edicionit të ri futbollist­ik. Me dilemat për të ardhmen, bardhekuqt­ë janë duke punuar për të afruar lojtarë të rinj dhe me perspektiv­ë, sikundër ka ndodhur në sezonet e fundit. Këtë herë duket se “agjentët” e merkatos së Skënderbeu­t kanë pikasur një mbrojtës të ri të kombëtares U-21 të Kosovës. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Leonat Vitija, i cili këtë sezon ka qenë pjesë e KEK-ut në Superligën kosovare. Vitija është vetëm 18 vjeç dhe ka treguar cilësi në të gjitha ndeshjet e luajtura sezonin e kaluar. Pozitiv për të ka qenë edhe përfaqësim­i me kombëtaren U-19 të Kosovës, ndërsa tani është grumbullua­r

edhe nga përfaqësue­sja U-21. Pikërisht këto paraqitje duket se kanë rritur interesin e bardhekuqv­e për ta bërë të vetin lojtarin. Duke parë largimet e shumta në mbrojtje si Vangjeli dhe Lulaj, por edhe padisponue­shmëria e Bajram Jashanicës deri në fund të janarit të vitit 2020, ka shtyrë bardhekuqt­ë që të kërkojnë zgjidhje tjetër. Duket se Vitija mbetet një nga favoritët për të veshur bluzën e Skënderbeu­t dhe nga sa bëjnë me dije burimet pranë klubit, kontaktet e para kanë nisur mes palëve. Nëse gjithçka mbyllet me sukses, atëherë Leonat Vitija me shumë mundësi do të jetë lojtari i ri i Skënderbeu­t dhe do të bashkohet me ekipin në momentin kur do të fillojë edhe grumbullim­i nga ana e klubit bardhekuq. Diçka e tillë pritet të ndodhë pas vendimit që do të zbardhet nga ana e KAS-it ku do të vendoset përfundimi­sht se çfarë rrjedhe do të marrë sezoni i Skënderbeu­t, por edhe e ardhmja e klubit bardhekuq.

HUSEIN - Nëse Leonat Vitija do të ishte një përforcim i rëndësishë­m për Skënderbeu­n në qendër të mbrojtjes, korçarët janë duke insistuar edhe për të mbyllur gropën e lënë nga largimi i Kristi Vangjelit në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në kushtet kur asnjë alternativ­ë nuk i ka mbetur Skënderbeu­t në këtë krah të mbrojtjes, vijojnë interesime­t për ish–mbrojtësin e Kastriotit në sezonin që u mbyll. Skënderbeu ka nisur të intensifik­ojë bisedimet me lojtarin, teksa kërkon me ngulm afrimin e tij në Korçë. 22–vjeçari Husein është i duhuri për të mbyllur hapësirën e lënë bosh nga largimi i Vangjelit edhe për vetë faktin se e njeh mirë futbollin shqiptar, për shkak se ka disa sezone që ndodhet në Shqipëri, fillimisht në radhët e Butrintit e më pas si pjesë e Kastriotit.

 ??  ?? Leonat Vitija
Leonat Vitija

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania